Ministria e Energjetikës: Centrali nuklear, gati vetëm pas 2025-s
Me gjithë vështirësitë e shumta që ka vendi ynë, qeveria "Berisha" ka menduar të zgjidhë edhe çështjen e krijimit të një impianti nuklear që garanton energjinë elektrike, pa ndërprerje. Krijimi dhe zbatimi i një projekti të tillë energjetik kërkon disa rregullime ligjore, më shumë ekspertizë, kosto dhe garanci të mëdha, të cilat aktualisht qeveria shqiptare nuk i ka. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës pohojnë se vetëm përgatitja e kuadrit ligjor dhe funksionimi i Entit Rregullator të posaçëm për centralin nuklear kërkon të paktën 6-7 vjet. Brenda kësaj periudhe përfshihet inspektimi i zonës ku do të ndërtohet centrali. Vendi do të zgjidhet nga ekspertët e Agjencisë së Energjisë Atomike, me seli në Vjenë. Pengesa tjetër lidhet me gjetjen e financuesit, pasi centralët me lëndë të parë uranium kërkojnë fonde që shkojnë deri 2-3 miliardë dollarë.
Nëse qeveria do të niste zyrtarisht punën për ngritjen centralit nuklear, projekti do të ishe gati vetëm pas vitit 2025.
Tjetër çështje jo pak e rëndësishme lidhet me brezin aktual të centralëve atomikë, të cilëve po iu mbaron koha dhe se pritet gjenerimi i brezit të 4. Pra, edhe kjo kërkon kohë të nevojshme, që detyron qeverinë të presë shumë.
Lidhur me çështjen e ndërtimit të centralit nuklear pranë liqenit të Shkodrës, në bashkëpunim me qeverinë kroate, Ministria e Ekonomisë e rrëzon sërish një variant të tillë. Pak kohë më parë, qeveria shqiptare i ishte afruar një marrëveshjeje me palën italiane, nga ku u përfol që një kompani e njohur kishte nisur negociatat me palën tonë, madje ishte bërë gati projekti dhe zona ku do të ndërtohej. Presioni i vazhdueshëm i opinionit italian për qeverinë e tij detyroi fqinjët përtej Adriatikut të tërhiqeshin dhe për të rivlerësuar mundësinë e ndërtimit të centralit në vendin e tyre.