Zhurmat në spital, ankohen mjekët dhe pacientët në Korçë

Pacientët e spitalit rajonal të Korcës përvec sëmundjeve, duhet të durojnë edhe zhurmat që krijohen nga ardhja e emigrantëve dhe vizitorëve të të sëmurëve. Familjarët dhe miq të shumtë nuk e respektojnë orarin e vizitave, duke i shqetësuar vazhdimisht pacientët, ndaj mjekët shprehen se ky problem po ndikon negativisht tek shëndeti i tyre.
Mihallaq Kondi, kryeinfermmier i këtij spitali u bën apel organeve kopetente, që sipas tij lejojnë lëvizjen pa kriter të njerëzve në të gjitha ambientet e brendshme të spitalit.
Për të stabilizuar këtë situatë kaotike që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, Drejtoria e spitalit është duke përcaktuar rregulla të reja mjaft të rrepta, ndërkohë që nga ana tjetër në bashkëpunim me USAID-in është duke u investuar në ngritjen e shërbimit të recepsionit për të kontrolluar gjithcka që lidhet më vizitorët për të sëmurët.