E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peugeot, dhe dy premiera të reja në Frankfurt



Krahas modeleve RCZ dhe RCZ HYBrid4, në panairin automobilistik të Frankfurtit do të debutojnë edhe dy modele të reja të Peugeot, 5008 dhe 3008 HYBrid4. Modeli i ri 5008 bën pjesë në grupin e automjeteve me një vëllim dhe e plotëson ofertën e pasur të Peugeot në këtë klasë. Përsa i përket konceptit hibrid 3008 Hybrid4, ngjashëm sikurse te modeli 308 RCZ HYBrid4 është e implementuar teknologjia më e re HDi në kombinim me elektromotorin. Mësohet se modeli 3008 HYBrid4 do të fillojë prodhimin serik dhe shitjen e tij nga viti 2011. Të gjithë në Peugeot janë shprehur entuziastë për dy automjetet dhe mezi po presin të shohin se si do të shkojë shitja e tyre.

Hyundai Tucson
Publikohen fotografitë e automjetit sportiv ix35

Ndërsa prodhuesit e tjerë nuk rreshtin së zbuluari adutet e tyre për panairin e Frankfurtit, në Hyundai vendosur që për çështjen e trashëguesit të modelit të tyre Tucson të mbesin të rezervuar.
Prodhuesi korean na ka ofruar vetëm dy skica pa ndonjë detaj shtesë, e deri tani dimë vetëm që automjeti i ri do të quhet ix35 dhe ndoshta do të pajiset me motorin e ri turbo me benzinë me djegie të drejtpërdrejtë. Në mënyrë që deri diku të kënaqë ata që mezi presin ta shohin trashëguesin, është prezantuar fotografia e parë zyrtare e automjetit kompakt. Ajo që mund të themi tani është se trashëguesi i Tucsonit megjithatë nuk ka marrë aq shumë linja nga koncepti atraktiv ix-onic nga panairi i sivjetmë në Gjenevë. Data e paraqitjes së automjetit në treg tani për tani nuk dihet.

Lexus
Konkurenti kryesor i BMË 1

Siç është pritur, Lexus një muaj para hapjes zyrtare të panairit të automjeteve në Frankfurt ka shfaqur skicën të parë të konkurrentit të vet në klasën kompakte. Edhe pse në Frankfurt do të paraqitet mostra konceptuale, Lexus ka premtuar se versionin përfundimtar të modelit i cili në treg do të përballet me serinë 1 të BMË-së, Audi A3 dhe Volvon C30 do ta paraqesë në vitin e ardhshëm. Raporti i mangët për media të cilin kompania japoneze e ka lëshuar së bashku me skicën nuk lënë të kuptojnë asnjë lloj detaji teknik, veç që thotë se “koncepti do të demonstrojë një përzierje të inovacioneve teknike dhe një dizajn revolucionar i cili do të rris nivelin në segmentin e automjeteve kompakte”.

Google Books
Adresa që përmban një milion libra

Që prej ditës së djeshme në formatin EPUB janë në dispozicion për shkarkim një milion libra në pronësi publike. Për ju që keni lexues elektronik të librave, ka ardhur t’ua mbushni bateritë mirë dhe të shkoni në faqet e Google Books ku gjenden milion libra për shkarkim falas në formatet PDF dhe EPUB. E gjitha kjo është e ligjshme. Librat janë në pronësi publike dhe mund të shpërndahen lirshëm, kështu që nuk vidhni askënd dhe askush nuk mund t’u bjerë në qafë për këtë punë. Natyrisht, pasi kryesisht bëhet fjalë për tituj librash në pronësi publike mund të paramendoni që do të gjeni disa libra klasik, por jo edhe literaturën më të re.

29 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›