Divorci, pasojat që lë në shëndetin tuaj
Divorci është një traumë që nuk harrohet lehtësisht. Ajo nuk lë vetëm shenja negative në nivel psikologjik por shkakton edhe sëmundje kronike. Në këtë mënyrë, për të pasur një shëndet të hekurt, duhet patjetër një martesë që do të zgjasë për gjithë jetën. Ky fakt vërtetohet nga një studim i kryer nga Universiteti i Çikagos në lidhje me divorcet, të cilat nga viti në vit kapin shifra alarmuese.
Sëmundjet në zemër
Ndarja nga bashkëshorti apo bashkëshortja i bën keq zemrës. Përveç metaforës, do të ishte mirë ta pranonim si fakt të vërtetë edhe dhimjen fizike. Sipas studimit të kryer kohët e fundit, humbja e personit të dashur, por edhe ndarja që për pasojë sjell divorcin, janë të dëmshme për shëndetin e secilit nga ne. Dihet prej kohësh që çdo eksperiencë negative ka pasojat e saj psikologjike dhe për të kuruar pasojat, duhet ndihmë e specializuar ose më shumë kujdes për veten. Tani e tutje: kujdesuni për zemrën! Si mund ta bëni këtë? Përpiquni të keni një martesë të shëndetshme, pasi vetëm ky do të ishte çelësi i një fiziku pa probleme.
Martesa largon depresionin
Kërkimet shkencore kanë vënë në dukje se personat e martuar gëzojnë shëndet më të mirë se dikush që është vetëm. Vetëm tani mund të vërtetohet shkencërisht se çiftet e martuara prej shumë vitesh, edhe pse mbase të “lodhur” nga njëri-tjetri, vuajnë më pak nga sëmundjet, ndryshe nga personat që nuk kanë pasur fatin të martohen ndonjëherë: te të parët shfaqen shumë më pak simtoma depresioni dhe autonomie, krahasuar me beqarët. Por nëse të qenurit i martuar, është një medikament i vërtetë kundër sëmundjeve, nuk mund të thueht e njëjta gjë edhe për të divorcuarit apo të ndarët: ata janë më të brishtë dhe vuajnë nga sëmundje kronike si kanceri dhe probleme kardiake, ndërkohë edhe 20 për qind e personave që nuk nuk janë martuar kurrë, vuajnë nga këto sëmundje kronike. Me këto të dhëna, më mirë të jesh beqar, sesa i divorcuar.
Ngushëllimi i të divorcuarve: të rimartohen
I vetmi ngushëllim për vejushët apo ata që sapo janë divorcuar, është të rimartohen. Ngushëllim jo i thjeshtë, megjithatë në shumicën e rasteve funksionon. Kërkimet tregojnë se një martesë e re redukton në mënyrë të ndjeshme prekjen nga këto sëmundje. Të kalosh nga një bashkëshort në tjetrin, nuk krahasohet me të qënurit vetëm apo i martuar vetëm një herë. Shëndeti i hekurt është sinonim i martesës me të njëjtin person. “Prishja e një martese është një nga ngjarjet më stresuese në jetë dhe ekziston një çmim i lartë për shëndetin fizik dhe mendor”,- shpjegon studiuesja Linda J. Uait, profesore e sociologjisë ën Universitetin e Çikagos. Dhe vijon: ”Shëndeti është si paratë e depozituara në bankë. Të jesh në të njëjtën martesë për gjithë jetën do të thotë të mbledhësh kursime, ose më saktë shëndet. Të divorcohesh do të thotë të shpenzosh gjithçka që ke kursyer. Kujdes me martesën! Për të pasur efekte pozitive një martesë duhet të jetë e lumtur. “Kush jeton në një martesë të palumtur ka të njëjtat probleme shëndeti që përkthehen ndryshe: depresion, tension i lartë, patologji kardiake”. Kush kujdeset për një shëndet të mirë me të gjitha kostot, le të martohet. Këshilla në këtë rast do të ishte: të zgjidhet partneri i duhur.
Divorci, mundësi për të rifilluar
Përveç pasojave negative, divorci mendohet të ketë edhe diçka pozitive. Lodhja nga një martesë e konsumuar i shtyn disa persona të kërkojnë një pikë ndarëse mes së kaluarës dhe një të ardhme më të mirë. Kjo sigurisht do të ishte e mundur vetëm falë një personi tjetër, i cili do të arrinte të kuptonte dhe pranonte personin e divorcuar. Gjithkush që ka kaluar një ndarje apo divorc duhet të vihet në kërkim të dikujt tjetër, pasi sa më e shkurtër të jetë periudha e reflektimit, aq më të vogla do të ishin mundësitë për të kaluar në depresion. Një divord shpesh, u jep mundësinë njerëzve, të përmirësohen të rifillojnë të jetojnë sërish.
29 Gusht 2009