E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhjet e rrezikshme, sinjalet për t’i evituar



Një dashuri e “sëmurë”, një raport i bazuar në abuzime fizike dhe psikologjike: ja cilat janë sinjalet paralajmëruese, për t’u shkëputur në kohë dhe për të qëndruar larg. Në disa raste bëhet fjalë për sinjale të pangatërrueshme, në disa të tjera janë thjesht ndjesi: por mjafton vetëm pak për të kuptuar se ajo që po jeton është një raport i gabuar, që do t’u bënte vëtëm të vuanit dhe do të linte shenja të pashlyeshme në zemër dhe shpesh edhe në trup. Përballë një gjesti të dhunshëm apo një sjelljeje mizore nuk i besoni më vetes: kush sillet kështu, kërkon shpesh falje, por përsëri kryen të njëjtin veprim, duke kërkuar sërish falje. Sinjalet e një lidhjeje “të turbullt” janë të thjeshtë për t’u kuptuar, e rëndësishme është të mos shtiresh sikur nuk shikon: xhelozia ekstreme, dhunë seksuale, abuzime verbale, gënjeshtra, dhunë fizike, pabesi, agresivitet, superioritet...
Nëse keni ende ndonjë dyshim apo dëshironi të ndihmoni mikeshën tuaj, që nuk dëshiron të kuptojë dhe ndryshojë realitetin, mjafton që të japësh me ndershmëri përgjigjen për disa pyetje.

Partneri yt:
- Është ngulmues, pothuajse obsesiv
- Është xheloz pa motiv
- Kërkon të të mbajë larg miqve dhe të afërmëve
- Nuk të bën të ndihesh e lirë të shkosh ku dhe kur të duash
- Nuk dëshiron që të ndjekësh një shkollë apo kurs
- Thyen ose shkatërron objektet e tua personale
- Kontrollon 100 për qind financat e përbashkëta
-Të detyron të kryesh marrëdhënie seksuale edhe kur nuk ke dëshirë
-Të detyron të pranosh akte seksuale edhe në ambjente të papërshtatshme
-Të përndjek gjithmonë
- Të poshtëron në sy të të tjerëve
- Të keqtrajton para fëmijëve
- Manipulon realitetin në disfavorin tënd
- Të kërcënon
- Të fyen dhe thotë fjalë të pista

Ja cilat janë situatat të cilat duhet të të venë në alarm për abuzimet edhe para se të ndodhë diçka e rëndë:

- Partneri yt ka një të kaluar me abuzime
-Partneri yt ka qënë i abuzuar kur ka qenë fëmijë
- Marrëdhënia mes prindërve të tij ka qenë me probleme
-Partneri yt abuzon me alkoolin apo drogën (ose ka abuzuar në të kaluarën)
-Është shumë i paqëndrueshëm dhe humb qetësinë në lehtësisht

Ekspertët venë alarmin: kush dashuron “keq”, nuk e dashuron partnerin për atë që është, por përpiqet vazhdimisht ta ndryshojë atë. Duke e kritikuar për gjithçka që bën, krahasimi me të tjerë për ta bërë të ndihet më i dobët, ta pyesësh apo detyrosh të bëjë atë që nuk do, të kontrollosh çdo aspekt të jetës së tij “çfarë duhet të hajë, kë duhet të shohë, si duhet të vishet”- derisa të fund lidhja të kthehet në një burg të vërtetë. Në këtë moment, një femër që përjeton një lidhje me një person të tillë, fillon ti thotë shpeshherë se është: budalla, i shëmtuar, bullafiqm, ose e bën të ndihet i padëshiruar. Ka diçka tepër të gabuar në një raport që përmban qoftë edhe njërën nga këto simptoma. Kur një lidhje funksionon, kur bëhet fjalë për dashurinë e “duhur” duhet të ndihemi të bukur, të dëshiruar, të sigurt. Duhet të këmi dëshirë të rritemi, përmirësohemi, të kemi mbështetjen e partnerit që në këtë rast është thjesht: perfekt. Nëse mendon se je pjesë e një raporti të rrezikshëm bëj diçka: nuk është kurrë tepër vonë.

29 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›