Teknikat e masazhit, zbuloni detajet e terapisë që shëron trupin dhe mendjen
Masazhi është një nga terapitë më të lashta për të shëruar sëmundjet e trupit dhe të mendjes: është thuajse instinktiv te njeriu refleksi për të ushtruar presion atje ku dhemb.
Si mjet i vjetër dhe efektiv, masazhi daton qysh në kohët më të vjetra. Masazhi ka shumë mënyra të thjeshta, moderne dhe mjekësore. Mënyra sistematike e masazhit ngërthen katër forma: lëmim, përzierje, fërkim, gjuajtje duarsh, vibrim.
Të gjitha këto forma të masazhit kanë një element përbërës: mbajnë dhe forcojnë organizmin. Sidomos ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe forcimin e muskujve.
Format
Lëmimi duhet bërë prej së poshtmi deri te lëkura e brendshme, në mesin e trupit si prej së poshtmi-lartë dhe anasjelltas, prej mesit deri te gishti i vogël i këmbës. Këto vlejnë për të gjitha rastet, një masazh i ngadalshëm dhe i butë. Para masazhit, lëkurën duhet ta lyejmë me vajra eterikë, ose me vazelinë të bardhë. Lëmimi i lëkurës në fillim bëhet në mënyrë shumë të ngadalshme dhe të lehtë, e më vonë dy shuplakat e duarve i forcojmë në lëkurë sa më shumë. Përzierja ndikon më shumë se lëmimi, sidomos te masazhi i muskujve. Një herë muskulin e kapim me të dyja duart dhe kjo mirëpërgatitet me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Kur kalohet tek fërkimi vendosim gishtërinjtë në lëkurë në formën sikur po krijojmë rrathë, në mënyrë që të depërtojnë sa më shumë në trup. Kjo formë masazhi ndikon te spondilatroza, përmirësimi i plagëve dhe ndrydhjeve të mëparshme. Gjuajtje duarsh (vibrim) është masazhi më i vjetër dhe bëhet me pjesën e dorës vetëm me drejtim nga gishti i vogël. Masazhi bëhet si të prerët me thikë, menjëherë e përfshinë tërë lëkurën e pastaj vendosim shuplakën në vendin që dhemb.
Fytyra
Masazhi i fytyrës është shumë efikas dhe ka efekte të begatshme: nxit qarkullimin e gjakut, forcohet dhe ushqehet lëkura, ajo fiton shumë lëndë ushqyese si dhe një elasticitet të papërshkruar, largon lëndët e dëmshme të cilat e lodhin lëkurën, thartirat, pluhurat e ndryshëm natyrorë dhe kimikë, si dhe bën lëvizshmërinë e muskulaturës së fytyrës. Nuk duhet harruar edhe ndikimi psikologjik i masazhit të fytyrës, sepse eliminon rrudhat në fytyrë, duke e bërë atë më të re dhe më të freskët.
Masazhi në fytyrë bëhet me majat e gishtërinjve dhe me instrumente kozmetike. Preferohet që në fillim të shkoni te ndonjë profesionist, por nëse nuk i keni kushtet për të shkuar në një sallon, atëherë e përdorni vet këtë metodë. Kjo metodë është shumë e lehtë, përdoret me katër gishtërinjtë tonë në pauza të shkurtra. Në fytyrë duhet vendosur një krem yndyror ose një krem me vaj ulliri. Së pari, duhet të kryejmë gjërat higjienike si: pastrojmë dhëmbët, fytyrën, krehim flokët dhe i lidhim lart. Ulemi pranë pasqyrës me dorën e majtë, ngremë kokën mbrapa dhe me dorën e djathtë e vendosim kremin në fytyrë. Fillimisht fillojmë të bëjmë masazh në qafë, pastaj me dy gishtërinjtë tregues të dy duarve bëjmë masazh rreth syve, nga maja e syrit deri te hunda, ndërsa gishtërinjtë e mëdhenj qëndrojnë mbi faqe të përforcuar dhe vazhdimisht e rrahim fytyrën me katër gishtërinjtë e dorës ngadalë dhe lehtë. Me gishtërinjtë e unazës së dy duarve poshtë-lartë dhe përmbi hundë dhe buzë. Ndërsa ballit i bëjmë masazhe me gishtërinjtë e mesëm prej mesit të ballit dhe shkojmë rreth syve me të dyja duart.
Teknikat e masazhit
Sytë
Fërkoni duart, mesin e tyre e vendosni mbi sy të mbyllur dhe majat e gishtërinjve duhet të prekin flokët. Duart mbajini mbi sy 5 minuta, pastaj i largoni ngadalë nga sytë dhe vetëm me një gisht filloni ta bëni masazhin nga hunda deri te maja e syrit. Pas kësaj, mbi sy, vendosni qeska me çaj kamomili.
Qafa
Masazhi i qafës bëhet prej së poshtmi-lartë me mesin e duarve. Lëshoni kokën mbi gjoks dhe në të dy pjesët e qafës bëni masazh me majat e gishtërinjve për 5 minuta.
Krahët
Topit të dorës së djathtë i bënë masazh dora e majtë, topit të dorës së majtë i bënë masazh dora e djathtë. Qëndrimi duhet të jetë i ulur; pasi të kryhet rrudhen dhe lëshohen krahët 10 herë.
Duart
Mund të bëhet masazhi ulur edhe shtrirë. Me dorën e djathtë në të dy anët e dorës e bëni masazhin prej majës së gishtit e deri në bërryl, prej bërrylit deri në krahë, duke bërë masazhe rreth bërrylit bënë rrathë më me forcë. E njëjta përsëritet edhe me dorën e majtë.
Shuplakët
Njëra shuplakë bashkohet me tjetrën dhe i bënë masazh shuplakës tjetër me një ritëm poshtë dhe lartë. Çdo gisht ndaras me dorën e kundërt i bënë masazhe secilit duke bërë rrathë. Në fund i lyeni duart me vazelinë dhe i mbani në dorëza 5 minuta.
Gjinjtë
Në mënyrë sistematike ju bëni masazh me majat e gishtërinjve duke bërë lëvizje rrethore, pastaj merrni copa akulli dhe me to bëni lëvizje rrethore derisa të shkrihen.
Barku
Me shpinën e dorës fërkohet barku me fërkime të gjata dhe pastaj shtrëngojeni me të dyja duart, ngadalë bëni ca lëvizje gjysmë rrethi me duar.
Shpina
Masazhi bëhet shtrirë ose ulur, prej fundit të boshtit kurrizor. Me të dyja duart bëni masazh rreth pjesës së shpinës 1,5cm, gishtërinjtë i bëni me lëvizje duke shkuar lart, ndërsa më vonë nga qafa e poshtë. Te qafa duhet të bëhet masazhi i ngadalshëm dhe me kujdes duke shtypur dy anët e shpatullave ngadalë, duke zbritur deri në fundin e boshtit kurrizor.
Këmbët
Shtrihuni në dysheme apo në krevat, vendosni këmbët mbi mur dhe filloni të bëni masazhe ngadalë duke i fërkuar gishtërinjtë e mëdhenj nga lartë-poshtë, njëherë njërën këmbë, e pastaj tjetrën.
29 Gusht 2009