E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi i derrave, fëmijët sapun në çantë së bashku me librat

Ka qenë ky qëllimi i shoqatës "Përgjegjisi të Barabarta" e cila gjatë ditës së djeshme u ka dhuruar fëmijëve të shkollës "Edith Durham" nga një sapun të cilin do ta mbajnë në çantë së bashku me fletoret. 

TIRANE-Të vegjëlit do të mbajnë një sapun me vetë në çantën e librave dhe në këtë mënyrë të lajnë sa më shpesh duart e të kujdesen më shumë për higjienën personale. Ka qenë ky qëllimi i shoqatës "Përgjegjisi të Barabarta" e cila gjatë ditës së djeshme u ka dhuruar fëmijëve të shkollës "Edith Durham" nga një sapun të cilin do ta mbajnë në çantë së bashku me fletoret. Kjo nismë ka si qëllim të sensibilizojë të gjithë prindërit dhe mësuesit për rëndësinë e higjienës nëpër shkolla dhe për rreziqet e shumta nga virozat gripale. Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, është shumë e rëndësishme të kuptohet se është më mirë të mbajmë nga një sapun me vete sot, se ilaçe nesër. Ndërkohë që edhe specialistët e Organiozatës Botërore të Shëndetësisë kanë vënë theksin në higjienën personale. Ata kanë deklaruar se larja e shpeshtë e duarve pakëson me disa herë mundësinë për t'u prekur nga virusi i gripit pandemik A/H1N1.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›