ERE, raport në Kuvend: Rritja, më e madhe se 44%
Zyrtarisht ERE raporton se kërkesa e OSSH-së është për rritje mesatare të energjisë elektrike me rreth 44 për qind. Por Enti Rregullator i Energjisë sqaron se rritja mund të jetë më e madhe, pasi për ndryshim të tarifës kanë kërkuar edhe KESH-i e OST-ja deri në 420 për qind. Rreziku për shtrenjtim akoma më të madh të faturës së dritave paralajmërohet nga ERE, e cila ka paraqitur pranë Kuvendit një dokument përmbledhës mbi situatën e krijuar me pronarin e ri të OSSH-së, që në thelb nuk duket edhe aq pozitive. Komisioni parlamentar përgjegjës për sektorin energjetik është njohur dje me pretendimet e ERE-s dhe së shpejti do të thërrasë kreun Bujar Nepravishta për sqarime të mëtejshme. Për situatën aktuale, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës është shprehur se nuk mban përgjegjësi mbi negociatat për rritjen e tarifave të dritave, pasi e gjithë kompetenca është e ERE-s, e cila varet nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkaq, konflikti mes palëve mund të shkojë deri në gjykatë, pasi ERE ka rrëzuar ankesën CEZ-it sa i takon nivelit të humbjeve, ku pretendohet 37.5 për qind.
Tarifat e reja
Më 20 tetor, OSSH-ja ka paraqitur për shqyrtim tek ERE aplikimin për çmimet dhe tarifat e energjisë elektrike për vitin 2010, duke argumentuar kërkesën për rritje mesatare prej 44.2 për qind, kundrejt çmimit aktual. "Në vlerë absolute, propozohet një rritje nga 8.45 lekë kilovat/orë, në 12.18 lekë kilovat/orë", deklaron ERE. Sipas saj, rritje ka kërkuar edhe KESH-i, ku nga 1.61 lekë kilovat/orë, të shkojë në 3.25 deri në 6.78 lekë kilovat/orë, ose një shtrenjtim nga 200 deri në 420 për qind. Sa i takon OST-së (Transmetimi), rritja e propozuar është 80 për qind, ose nga 0.5 lekë, të shkojë në 0.9 lekë kilovat/orë. Të gjitha propozimet rrezikojnë të japin rritjen më të lartë, madje më shumë se sa 44 për qind, pasi kërkesat e KESH-it dhe OST-së janë bërë pas aplikimit të OSSH-së. Këtë fakt e pranon edhe ERE, e cila paralajmëron se, "kërkesa për rritje të çmimit nga KESH-i dhe OST-ja çon në rritje të mëtejshme të tarifave për konsumatorët fundorë, të propozuar nga OSSH-ja, pasi kalkulimet janë bërë duke u bazuar te tarifat aktuale të prodhimit dhe transmetimit". Duke mbledhur diferencat, rezulton të kemi një rritje të kilovatit të paktën 16 lekë, nga 12 që është aktualisht. Enti Rregullator duhet të vendosë brenda datës 15 dhjetor për masën e ndryshimit të tarifave, por më herët (25 nëntor) planifikon të zhvillojë një seancë dëgjimore me grupet e interesit, shoqatat e konsumatorëve, për t‘u njohur nga afër me propozimet dhe për të bërë sugjerime.
Kompensimi
Qeveria ndodhet në udhëkryq sa i takon masës së kompensimit. Përpara vendimit për shtrenjtimin e faturës janë rreth 270 mijë familje që duhet të marrin subvencionim, kosto e së cilës e kapërcen 1 miliard lekë në vit, e ndoshta më tepër. Nga ana tjetër, duhet të kompensojë edhe CEZ-in, në masën 7.9 miliardë lekë, në rast se nuk merr parasysh kërkesën për rritje 44 për qind. Situata paraqitet tepër komplekse dhe për këtë shkak, Kryeministri zhvilloi dje me krerët e OSSH-së një takim, ndoshta për të gjetur një zgjidhje me më pak kosto.