Pezullohen 5 leje për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë
se firmat që punojnë në zonë nuk respektojnë masat e sigurisë. Prefekti i Dibrës ka kërkuar nxjerjen e përgjegjësve që kanë dhënë lejen në zonat e rrezikshme. Prefekti kërkoi që heqjen e lejeve duhet ta realizojë vetë Ministria e Ekonomisë. Ndërkohë dje metalurgët kanë kërkuar rinisjen e punës në uzinën e ferro-kromit në Burrel e cila prej tre vitesh nuk është më në gjendje pune. Në emër të metalurgëve, kryetari i Këshillit Sindikal të rrethit Mat, Petrit Frangu i ka bërë thirrje qeverisë të detyrojë firmën e cila ka në koncension këtë uzinë që të kryejë investimet e nevojshme dhe të rinisë aktivitetin për rreth 100 metalurgët e punësuar aty.
Kërkesa kryesore është rifillimi i punës në uzinë, pasi puna është ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga firma italiane Ital-Crom, duke nxjerrë në rrugë 120 metalurgë. Aktualisht, 100 metalurgë paguhen me 50 për qind të pagës dhe 20 të tjerë nuk përfitojnë asgjë, thotë kryetari i Këshillit Sindikal. Sipas tij, metalurgët e Uzinës së Ferrokromit në Burrel po përballen me vështirësi financiare pas shpalljes së falimentit të firmës Ital-Crom, e cila ishte nënkontraktuese e koncesionarit ruso-austriak ACR. Firma e huaj u largua duke lënë pas probleme të thella në lidhje me investimet që kishte premtuar në prani të ish ministrit Genc Ruli, gjatë përurimit të fillimit të punës. Përfaqësuesit e Sindikatës së Metalurgëve deklarojnë se firmat që kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Burrel vetëm sa e kanë shfrytëzuar atë, ndërkohë që nuk kanë bërë asnjë investim.