E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komentet në Facebook për Ramën, pezullohet për 1 muaj nga detyra Erzen Breçani

Pezullohet për një muaj nga detyra nëndrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani.

Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj pas komenteve të Breçanit në rrjetin social Facebook.

Zv.drejtori për Sigurinë Publikë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani, në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për të rrëzuar Ramën nga pushteti, të cilin ai e cilëson nje Enver te dytë dhe Hitler.

Vetë zv.drejtori i Policisë së Tiranës në një reagim të tij ka mohuar autorësinë e komentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›