Pezullohet nga detyra nendrejtori i Policise se Tiranes
Pezullohet nga detyra nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani pas disa komenteve në "Facebook". Per nje afat nje mujor Brecani eshte pezulluar me nje vendim te kreut te policisë se shtetit Hysni Burgaj deri ne sqarimin e situates. Brecani e ka mohuar statusin e tij ne Facebook, ku kreu i Partise Socialiste Edi Rama cilesohej nje “Hitler”.
Gjatë një deklarate për shtyp, Breçani sqaroi se “nuk bëj thirrje që bien ndesh me ligjin, ne jemi në mbrojtje të institucioneve dhe të zbatimit të ligjit”
Sipas tij, strukturat e policisë ishin të angazhuara për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për një proces të qetë dhe të sigurtë.
“Partia Socialiste po politizon qëndrimet që unë kam, ato janë paragjykuese nga ana e saj.
Nuk e mohoj që në faqen time në "Facebook" ka deklarata, por ato do hetohen nga strukturat e prokurorisë. Unë jam në shërbim të partive politike dhe të gjithë qytetarëve të vendit”.