Foshnja e braktisur, rikthehet në shtëpi
09/05/2005 Policia dhe mjekët, bindin nënën
VLORE - Nëna nga Vlora që ka braktisur djalin e sapo lindur, Klementina Kuqi, e ka rimarrë atë dje, duke shpëtuar edhe nga një burgosje e mundshme. Kanë qenë mjekët e spitalit të Vlorës, ata që kanë bindur nënën e dëshpëruar nga mjerimi e varfëria, që t’i rikthehet edhe njëherë jetës së mëparshme, së bashku me djalin e saj.
Sipas burimeve të policisë së Vlorës, nëna ka lënë dyert e komisariatit Vlorë dhe është drejtuar për në shtëpinë e saj, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti, i cili ka pohuar për mediat se është mjaft i lumtur për këtë fakt.
Djali është marrë nga shtëpia e jetimores Vlorë, dhe është kthyer në shtëpinë e prindërve të tij.
Ky është rasti i parë, pohojnë burime të policisë Vlorë, kur një fëmijë i braktisur arrin të rikthehet në shtëpinë e tij dhe të nënës, e cila vetë, për shkaqe të dobëta, e ka braktisur. Më parë, kjo gjë nuk realizohej pasi prindërit nuk deklaronin atësinë, edhe kur fëmija mbahej në spital.
Një meritë në këtë rast, ka edhe policia, e cila falë hetimeve të saj, arrit të gjejë nënën e vërtetë, e ta kthejë atë bashkë më fëmijën në banesën e tyre.
Kohët e fundit, ka mjaft raste kur fëmijët e sapo lindur, por edhe më të mëdhenj, braktisen nga prindërit e tyre për shkaqe të ndryshme, ku më së shumti, është motivi ekonomik e ndarja midis çiftit.