Përleshje të reja në Pakistan
Pesë ushtarë pakistanezë dhe së paku 21 militantë të dyshuar janë vrarë gjatë përleshjeve në një rajon në Pakistan, në brezin kufitar me Afganistanin, ku ushtria pakistaneze është duke ndjekur kryengritësit talebanë, të cilët janë arratisur për shkak të ofensivës së kryesuar nga SHBA-ja kundër tyre në Afganistan, kanë njoftuar sot autoritetet.
Ky raport erdhi vetëm një ditë pasi që zyrtarët njoftuan se 61 militantë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në rajonin e Orakzait.
Zëdhënësi i qeverisë lokale, Sami Ullah, theksoi se luftimet më të reja filluan sot në mëngjes, pasi që kryengritësit sulmuan një postbllok të ushtrisë. Ai theksoi se me këtë rast janë vrarë 27 militantë.
Megjithatë, ushtria pakistaneze njoftoi për vrasjen e 21 militantëve. Të enjten, aeroplanët luftarakë sulmuan disa shënjestra në rajonin Mamuzai. Rajoni u sulmua, pasi që besohej se disa udhëheqës të talebanëve po zhvillonin një takim aty.
Një zyrtar theksoi se si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë së paku 61 militantë.
Orakzai konsiderohet si një prej bazave kryesore të Hakimullah Mehsudit, komandantit kryesor të talebanëve në Pakistan, i cili besohet të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror në janar.
Talebanët kanë mohuar vrasjen e tij, por nuk kanë ofruar dëshmi se ai është ende gjallë.