E Diel, 1 Nëntor 2026

Pi fosktoksinë, vdes 30-vjeçarja

Një grua, 30 vjeçe, nga një fshat i Vlorës, ka gjetur vdekjen dje, pasi ka gëlltitur një sasi helmi për brejtësit. Burimet nga spitali i qytetit bregdetar bënë të ditur se dje pasdite ka mbërritur e pajetë shtetasja Edlira Veraj, 30 vjeçe, banore e fshatit Armen. Gruaja mësohet se ka gëlltitur disa kokrra fostoksinë dhe të afërmit e kanë gjetur në gjendje të rëndë. Ata e kanë transportuar menjëherë për në spitalin e qytetit, por gjatë rrugës gruaja ka ndërruar jetë. Policia e Vlorës ka nisur menjëherë hetimin e ngjarjes, por, deri mbrëmë vonë, nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me motivet e vetëvrasjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›