E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokument fals për në polici ushtarake

Ndërsa dy ushtarë janë kapur me kanabis në Tiranë, një tjetër person është dërguar për ndjekje penale, pasi ka paraqitur dokumente false për t‘u punësuar në policinë ushtarake. Durim Uka dyshohet se kishte falsifikuar dëftesën e shkollës së mesme, veprim i cili është zbuluar gjatë verifikimeve për punësimin e tij. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës shpjeguan se u dërguan materialet në Prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve shkollore", në ngarkim të shtetasit Durim Petrit Uka, 30 vjeç, banues në Vaqar. Sipas të dhënave hetimore, ky person, në muajin dhjetor 2006 ka paraqitur dokumentacion për t‘u futur në punë në Policinë Ushtarake dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se dëftesa e pjekurisë në emër të tij është e falsifikuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›