Berat, plagosen rëndë burrë e grua
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Berat-Poliçan. Novruz dhe Inxhi Balla janë plagosur rëndë, kur motoçikleta, me të cilën udhëtonin është përplasur me një veturë. Ngjarja ndodhi rreth 14:00 të ditës së djeshme, në afërsi të qytetit të Poliçanit. Burrë e grua, nga fshati Savër, i Lushnjës, ktheheshin nga një vizitë te të afërmit, kur janë përplasur me një mjet që udhëtonte në krah të kundërt të rrugës. Novruzi, 47 vjeç dhe Inxhia 42, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku ndodhen në gjendje të rëndë. Policia e Beratit ka nisur hetimet për këtë ngjarje.