Tiranë, katër të plagosur në një ditë
Katër aksidente kanë ndodhur gjatë një dite në rrugët e Tiranës. Policia e kryeqytetit njoftoi se paraditen e së hënës, një 30- vjeçar është plagosur rëndë teksa lëvizte biçikletë pranë Institutit Bujqësor në Kamëz. Policia arrestoi për këtë aksident shtetasin Fatmir Reçi. Ndërkohë, një vajzë, 25 vjeçe, ka aksidentuar një këmbësor në afërsi të vendit të quajtur "Oxhaku" në Tiranë. Një fëmijë 7 vjeç është plagosur në Kashar, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti i katërt ka ndodhur në Bathore, ku një grua është përplasur nga një motor dhe ka përfunduar në spital.