E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pianisti dhe virtuozi lisztian Michele Campanella, një koncert në TOB



“Italia dhe Shqipëria 2010, dy popuj, një det, një miqësi” është motoja nën të cilën gjatë muajit Mars, një prej muzikantëve më të njohur në skenat botërore, pianisti Michele Campanella do të vijë para publikut shqiptar në datën 25 mars. Ky i fundit ka mundësinë të ndjekë një koncert krejtësisht të veçantë, i cili do të realizohet në mjedise të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Aktivitetet e organizuara nga Instituti Italian i Kulturës me rastin e stinës së manifestimeve “Italia dhe Shqipëria 2010 – Dy popuj, një det, një miqësi” do të hapen me një koncert të pianistit të madh Michele Campanella, i formuar në shkollën pianistike napoletane të Vincenzo Vitale-s, Michele Campanella njihet në rang ndërkombëtar si njeri prej virtuozëve dhe interpretuesve më të mëdhenj lisztian: Shoqëria "Franz Liszt" e Budapestit e ka nderuar me Çmimin Gran Prix du Disque në vitin 1976, 1977 dhe 1998, Ministria e Kulturës hungareze e ka dekoruar me medaljen “Merita lisztiane” në 1986, ndërsa American Liszt Society i ka dhënë çmimin në vitin 2002. Temperamenti i tij i gjithanshëm e ka çuar të përballojë, më tepër se 40 vjet aktivitet, shumë prej faqeve të letërsisë pianistike, si dhe të afrohet me autorë si Clementi, Weber, Poulenc, Busoni, Rossini, Brahms e Ravel. M. Campanella ka luajtur në orkestrat më prestigjoze botërore, duke bashkëpunuar me dirigjentë si Claudio Abbado, Gianluigi Gelmetti, Eliahu Inbal, Zubin Mehta, Riçardo Muti, Georges Prêtre, Ëolfgang Saëallisch, Thomas Schippers, Christian Thielemann. Ka qenë i ftuar i Festivalit Ndërkombëtar të Lucerna-s, Vienes, Prages, Berlinit dhe Pesaros (Rossini Opera Festival).
Picaso tenton rekordin në ankand
Picaso mund të thyejë një rekord pasi gjatë muajit qershor do të shitet në një ankand në Londër piktura e tij, “Angel Fernandez de Soto”. Kjo pikturë daton nga viti 1903 dhe i përket periudhës “blu” të artistit spanjoll. Vlera e saj varion nga 30 deri në 50 milionë euro, por nuk përjashtohen surprizat. Kjo është një nga pikturat më të famshme që del në ankand gjatë viteve të fundit. Pronësinë aktuale e ka fondacioni Andreë Lloyd Webber.
Piktura është menduar të shitet në vitin 2006, por është tërhequr nga ankandi pas një mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë e saj, që tashmë është zgjidhur. Piktura tregon de Soton, i cili ishte gjithashtu piktor dhe ndante një studio me Picason në Barcelonë, i ulur me një llullë dhe një gotë glikanxo. Ankandi do të mbahet më 23 qershor.

18 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›