E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pica futet në listën e ushqimeve të përsosura evropiane

Napoli, 5 shkurt, NOA Pica e njohur napolitane
u bë pjesë e atyre që quhen Ushqime të përsosura Evropiane dhe Napoli është
duke e festuar këtë gjë sot, duke ofruar pica pa para për një orë në qendër të
qytetit. Pica Margherita dhe Marinara janë dy më të
preferuarit dhe të listuarit nga evropianët si picat origjinale që mbërrijnë
nga Napoli. Ndërkaq, prodhuesit e tyre janë paksa të mërzitur
me ministrin italian të Ushqimit, i cili sipas tyre nuk frekuenton dyqanet e
tyre nëpër panaire, por ato të Mc Donald.

"Ne shpresojmë se me të vërtetë ministri
do të pranojë ankesat tona dhe të na vizitojë së shpejti siç ka premtuar në
disa raste, pohon Sergio Miccù, president i Pica napolitane, i cili ka paraqitur
kërkesat e tij nga qeveria të cilat do të vlerësohen nga një komision.

Sipas tij, ka nevojë edhe nga shteti të sigurohet
profesionalizëm në sektorin e picave, si një sektor i gastronomisë që nderon kuzhinën
italiane jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›