Prifti: Bankat të kreditojnë konçesionet

Tiranë, 4 Shkurt, NOA/ Rajmonda Lajthia - Një
ditë pasi kryeministri Sali Berisha u shpreh se hidrocentrali i Skavicës do të
ndërtohet brenda këtij mandati qeverisës, ministri i energjetikës Dritan Prifti
u kërkoi bankave të përfshihen në investime për veprat energjetike, që janë
dhënë apo do të jepen me konçension.
Sipas Priftit sistemi bankar por edhe
institucionet ndërkombëtare duhet të mbështesin me kredi investitorët e këtyre
projekteve. Gjatë një takimi me përfaqësues të bankave në vend, Prifti premtoi
se do të bëjë çdo rregullim ligjorë në mënyrë që bankat të ndjehen të sigurta
në kreditë që do të japin.
Në sektorin e energjisë nga 263 hidrocentrale
janë dhënë me konçension 90 prej tyre, ndërsa 14 janë në proces.
Sipas të dhënave mësohet se për konçesionet do
të investohen rreth 1.9 miliardë euro, ku 10% e kësaj shume do të shkojë për
investime në energjetikë.
Që me ardhjen në pushtet të qeverisë Berisha,
sektori i energjetikës pësoi një reformë të thellë.
Deri më tani janë dhënë mbi 100 leje
konçensionare por shumë pak prej tyre kanë nisur nga puna.
Kompani të ndryshme, që ofruan interes për të
kryer investime në këtë sektorë u tërhoqën për shkak edhe të krizës ekonomike,
që preku globin gjatë vitit 2008-2009.
r.l/e.n/NOA