USAID: Mbështesim projektin e Mbrojtjes të të dhënave personale

Tiranë, 5 Shkurt, 2010 Drejtori i
Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP),
Adriatik Llalla dhe komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora
Çabej, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të vendosur në mënyrë
zyrtare mënyrat e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve në të ardhmen. ILDKP, e krijuar më 2003 për të ndihmuar
reduktimin e korrupsionit në sektorin publik në Shqipëri, kontrollon të gjithë
zyrtarët shtetërorë dhe investigon konfliktet e interesit.
Çdo vit, ILDPK
merr afërsisht 4,000 forma deklarimi dhe përmes investigimeve të plota, ai zgjidh
mesatarisht njëqind raste të konfliktit të interesit, ku zyrtarët janë shkarkuar, gjobitur ose detyruar të tërheqin konfliktin
e interesit, ndërsa rastet e zyrtarëve të nivelit të lartë i janë dërguar zyrës
së prokurorit të përgjithshëm.
Ndërsa qëllimi i ILDKP-së është promovimi i
transparencës, ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 Për mbrojtjen e të dhënave
personale, ligj mbi të cilin komisioneri i ri për mbrojtjen e të dhënave
personale ushtron aktivitetin e tij, përcakton rregullat dhe procedurat për
mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale.
Është e rëndësishme që këto dy agjenci të
punojnë së bashku në mbrojtje të informacionit të ndjeshëm që ILDKP merr çdo
vit nga zyrtarët shqiptarë si edhe të plotësojë nevojën për një transparence më
të lartë dhe përgjegjshmëri prej të gjithë zyrtarëve shtetërorë, tha
këshilltari i projektit të USAID-it, Grant Uilson.
Agjencisë sonë i është dhënë një ndjenjë e
lartë përgjegjësie dhe i janë besuar të dhëna personale të zyrtarëve
shtetërorë, do të thoshte nga ana tjetër lidhur me një fakt të tillë, inspektori
i Përgjithshëm i ILDKP, Llalla.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, homologë nga të
dyja agjencitë morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët mbështetur nga USAID
për të diskutuar rregullat mbi fshehtësinë dhe të drejtat e njeriut.
n.e/NOA