Pier Paolo Pasolini Poeti italian përkujtohet me vargje në skenën shqiptare

Kultura italiane i kushton një ditë me aktivitete në kryeqytet
Pranvera ka sjellë në Tiranë një sërë aktivitetesh kulturore, në kuadër të këtyre veprimtarive të pranishme kanë qenë dhe aktivitetet që i përkasin kulturën italiane në vendin tonë. Për publikun janë shfaqur filma, shfaqje teatrale, janë hapur ekspozita me punime të ndryshme të artistëve italianë etj. Pier Paolo Pasolini, poeti i njohur italian është kthyer dje në qendër të aktiviteteve të Institutit Italian të Kulturës në vendin tonë. për nder të tij dje në kryeqytet u zhvilluan një sërë veprimtarish kulturore. I pari që i çeli aktivitet e kësaj dite ishte Teatri Kombëtar, i cili në vazhdën e bashkëpunimeve me këtë institut, organizoi dje në mjediset e tij një konferencë për shtyp, e cila i parapriu shfaqjes së mbrëmjes. Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të TK, si dhe drejtues të Instituti Italian ët Kulturës,i ftuar ishte dhe regjisori italian Antonio Piovanelli. Gjatë kësaj konference ai foli për shfaqjen, e cila u shfaq mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar me titull Pasione Pasolini. Gjatë fjalës së tij regjisori italian Piovanelli theksoi se: Pasolini nuk është tërësisht i njohur për publikun shqiptar, pasi prej tij janë sjell vetëm disa pjesë të krijimeve. Kjo është një ndër arsyet që vendosëm të organizojmë këtu një mbrëmje për të. Poezitë e Pasolinit, që siç shprehet regjisori Piovanelli, ai i përdorte si armë për të mbrojtur idealet e tij u shoqëruan në këtë mbrëmje dhe nga tingujt e fizarmonistit të ri Elton Balla. Antonio Piovanelli, i diplomuar në Centro Sperimentale di Cinematografia të Romës, pasi ka bashkëpunuar me artistë si Bertolucci, Bellocchio, Lattuada, Visconti, Strehler, Ronconi, prej shumë vitesh jep shfaqje jashtë shtetit si aktor-ambasador i poezisë latine dhe italiane, me performancë mbi Catullo, Virgilio, Dante, Alfieri, Pasolini, duke fituar kudo suksese unanime të kritikës dhe të publikut. Ndërkohë që mesditës së djeshme të apasionuarit mbi figurën e poetit të njohur italian Pasolini u zhvendosën në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, ku u mbajt një konferencë nga Roberto Chiesi, drejtori i qendrës së studimeve në Bolonja që mban emrin e poetit italian. Gjatë fjalës së tij Chiesi vlerësoi figurën e poetit dhe regjisorit të njohur italian duke u shprehur se punë e tij në kohët e sotme marrin një rëndësi të madhe për brezat e rinj. Krijimet e Pasolinit janë një kontribut i rëndësishëm për kulturën italiane, aq më tepër në kohët e sotme punët e tij marrin një rëndësi më të madhe për brezat e rinj, të cilët kanë mundësi ta lexojnë dhe studiojnë, theksoi ai. Më tej u prezantua edhe ekspozita fotografike, nën kujdesin e Angela Tromellini, përgjegjëse e Arkivit Fotografik të Kinostudios së Bolonjas, me pamje të shkëputura nga seti i filmit Ungjilli sipas Mateos. Instituti Italian i Kulturës ka si qëllim të promovojë dhe të përhapë gjuhën dhe kulturën italiane në Shqipëri nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore për të ndihmuar shkëmbimin e ideve, arteve dhe shkencës. Të pranishëm në qytetet kryesore të pesë kontinenteve, 90 Institutet Italiane të Kulturës aktualisht operues janë një vend ideal takimi dhe dialogu për intelektualët, artistët dhe operues të tjerë kulturor, por edhe për qytetarët e thjeshtë, italianë apo të huaj, të cilët dëshirojnë të kenë ose të ruajnë një raport me Italinë. Jo vetëm si vitrinë e Italisë dhe burim informacioni i rifreskuar mbi "Sistemin Italia", por edhe si qendër mbështetëse e nismave dhe aktiviteteve të bashkëpunimit kulturor, Instituti Italian i Kulturës është një pikë e rëndësishme referimi për bashkësinë italiane jashtë vendit dhe për kërkesën për kulturë italiane që vërehet në gjithë botën. Mbështetës të aktivitetit të kryer nga Ambasadat dhe nga Konsullatat, Institutet Italiane të Kulturës evidencojnë instrumentet më të përshtatshëm për promovimin e imazhit të Italisë si qendër krijimi, ruajtjeje dhe përhapjeje të kulturës nga epoka klasike deri në ditët tona, përveç organizimit të aktiviteteve kulturore në sektorë të ndryshëm (art, muzikë, kinema, teatër, balet, modë, fotografi, letërsi, botime,) etj.
Box
Si e njohëm Pier Paolo Pasolinin
Lindi më 5 mars 1922 në Bolonja të Italisë. Ai nisi të shkruaj poema që në moshën shtatë vjeçare. Gjatë kësaj periudhe ai nisi të lexonte vepra të autorëve botëror si Dostojevski, Tolstoi, Shekspiri, etj. Në vitin 1939 Pasolini u diplomua dhe nisi punë në Kolegjin e Letërsisë të Universitetit të Bolonjës. Në atë kohë ai zbuloi në vetvete një interes të veçante për filologjinë dhe artet figurative. Pasolini vdiq më 2 nëntor, 1975 në plazhin e Ostias, pranë Romës.