Piero Fassino BE mbeshtet oferten e opozites per krizen
Kriza politike shqiptare ndan edhe Komunitetin Europian ne qendrime te ndryshme. Pa arritur ne nje zgjidhje konkrete dhe pa fuqine e imponimit te majtet dhe te djathtet e Parlamentit Europian po mjaftohen me lobimin respektiv per aleatet e tyre ne Shqiperi. Ne kete kuader nje dite pas deklaratave te europarlamentarit rumun Adrian Severin edhe deputeti i Partise Demokratike Italiane Piero Fassino ka shprehur mbeshtetjen e tij per Partine Socialiste duke nenvizuar se tanime pergjegjesia e zgjidhjes se krizes bie mbi shumicen e drejtuar nga Sali Berisha. Eumlshte bere nje propozim nje propozim mbi nje komision hetimor parlamentar qe te verifikoje mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe te lejoje qe te identifikohen se cfare reformash duhet prezantuar per te lejuar qe zgjedhjet e tjera te jene transparente dhe te rregullta. Ky komision gezon konsensusin dhe mbeshtetjen e Parlamentit Europian te Keshillit te Europes dhe gjate ketyre oreve edhe te komisionerit te BE-se per zgjerim deklaroi dje ai. Mbeshtetja e supozuar e institucioneve te renditura prej tij duket se i referohet frymes se rezolutes se veres se ketij viti e cila pa specifikuar flet per nevojen e ngritjes se nje komisioni parlamentar hetimor qe do te duhet te trajtoje materialet zgjedhore. Ne fakt ky eshte edhe versioni me i ri i selise roze e cila permes deklarates se kreut te saj Edi Rama ka hequr dore nga kerkesa per rinumerimin e fleteve te votimit. Pas ketij hapi te PS-se po vihet re se edhe fryma e qendrimeve te aleateve te saj ne PE ka ndryshuar teksa e cileson oferten e saj si te vetmen rruge qe Shqiperia te dale nga ngerci politik aktual. Une u bej nje apel te gjitha forcave politike e vecanerisht qeverise qe me ne fund te pranohet ajo qe eshte nje oferte e arsyeshme dhe qe eshte e vetmja qe mund ta nxjerre Shqiperine nga ngerci politik ne te cilin gjendet prej shume kohesh tha Fassino. Deklarimi i tij se bashku me ate te Severin vijne ne nje kohe kur shumica e djathte ne Shqiperi ende nuk ka dhene nje pergjigje teknike per permbajtjen e sugjerimeve te fundit socialiste per te cilat aktualisht ngrihet pretendimi i depozitimit te tyre ne rruge zyrtare. Ne nje rrafsh perspektiv qe tejkalon situaten e tanishme europarlamentaret e majte po investohen me daljet e tyre ne ate qe mund te quhet nje shqetesim i perbashket i PE-se dhe Shqiperise zgjedhjet. Fassino ka folur hapur duke bere te ditur se konteksti i kesaj krize eshte nje moment i mire per te vleresuar ceshtjen elektorale ne vendin tone qe eshte i vetmi me problemin e kontestimit. Nga Europa vjen nje apel per te gjetur nje zgjidhje te arsyeshme per konfliktin dhe vecanerisht nje zgjidhje te arsyeshme qe te zhbllokoje njehere e mire problemin e zgjedhjeve te kontestuara dhe qe ti lejoje jetes politike shqiptare qe te mund te jete normale eshte shprehur ai.