E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Prudentinos Tim ati i mohohet e drejta e mbrojtjes

Vlore

Djali i Albino Prudentinos akuzon drejtesine shqiptare se i ka mohuar te atit te drejten e mbrojtjes. Ne nje komunikim me mediat Maurizio Prudentino ka thene se avokati i babait Ferdinand Doja me informoi se prokuroria shqiptare nuk po zbaton nje nga principet kryesore te Kushtetutes te drejten e mbrojtjes. Kjo sepse babai im eshte zyrtarisht akoma me masen e arrestit qe nga dita 29 e muajit shtator per nje fax qe eshte derguar nga Prokuroria e Leces. Ky dokument ishte i vlefshem vetem per 40 dite deri ne oren 24.00 te dates 8 nentor. Ligji parashikon qe ai te njihet me dosjen ne ngarkim te tij ne gjuhen qe ai kupton e ne kete rast ne italisht. Dosja duhej ti behej e ditur edhe avokatit mbrojtes Ferdinand Doja ne menyre qe ai mund te pergatiste mbrojtjen e babait por deri me sot kjo dosje nuk i eshte paraqitur as avokatit as babait duke i hequr te drejten e mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›