Pierre Gutman: Kritika europiane do te flase shqip ne vende te ndryshme
Dita e dyte e Festivalit te Durresit nisi me nje konference per shtyp, ku u prezantua edhe juria e Festivalit perpara medias. Drejtoresha e Festivalit, Anila Varfi, tha se per shkak te mungeses se fondeve kete edicion e kemi ngushtuar jurine e festivalit, nga 5 te tilla qe kemi pasur ne edicionet e kaluara, kete vit kemi vetem 2. Nje qe eshte Juria nderkombetare dhe qe perbehet nga aktori Mirush Kabashi, regjisorja nga Kosova Burbuqe Berisha dhe regjisorja e re italiane, Laura Bispuri. Gjithashtu, filmat do te gjykohen edhe nga juria "FIPRESCI", Federata Nderkombetare Kritike e Filmit, anetare te se ciles jane kritiku nga Franca, Pierre-Simon Gutman dhe gazetarja Ilda Lumani.
Gjate konferences per shtyp, regjisorja italiane Bispuri, e cila po realizon edhe nje film mbeshtetur ne librin e shkrimtares shqiptare Elvira Dones, "Vergine giurata", tha se, "Kam ardhur ne Shqiperi shpesh per shkak te ketij filmi, per te cilin kam nje vit e gjysme qe punoj, historia e te cilit me ka impresionuar mjaft. Besoj se do te kete nje kuriozitet te madh ne Perendim, historia e burrneshave, te cilat tregojne raportin mes feminilitetit dhe lirise. Kur e kam lexuar kete roman jam surprizuar mjaft dhe mendoj se do te ngjalli mjaft vemendje". Ndersa, per kritikun nga Franca, Pierre-Simon Gutman, perfaqesues i jurise "FIPRESCI", "Me me shume interes sesa vleresimi i filmave nga kjo juri eshte fakti se kritika europiane do te flase per festivalin dhe do te shkruhet per te ne sitet nderkombetare dhe gazetat e kinemase ne Europe. Jane pikerisht keto artikuj dhe vleresimet e kesaj kritike qe orientojne edhe regjisoret e rinj ne bote. Dhe kjo eshte shume me teper e rendesishme sesa nje cmim". Ky festival realizohet me mbeshtetjen e Bashkise se Durresit, Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Qendres Kinematografike Shqiptare.