E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumire Safo Marko, peneli i imazhit femeror

Izaura Ndoj

Piktorja Safo Marko, krijimtaria e se ciles ze nje vend te rendesishem ne koleksionin e Galerise Kombetare te Arteve dhe ne historine e artit shqiptar, u nda nga jeta ne moshen 87-vjecare pas nje semundjeje te rende. Familjare, miq dhe kolege percollen artisten per ne banesen e fundit ne nje ceremoni modeste te mbajtur ne shtepine e saj ne Tirane.

Studiuesja e artit dhe mikja e saj Suzana Varvarica, vlereson krijimtarine e piktores Safo Marko, ku vecon kryesisht ilustrimet e saj te mrekullueshme te serise se aventurave te Cufos, si dhe shume libra te tjere per femije. "Safo Marko, eshte nje nder piktoret qe ka punuar ne drejtim te zhvillimit te artit shqiptar, sidomos mbi librat e femijeve". Nje pjese e veprimtarise se saj eshte ruajtur edhe ne fondin e galerise, ku Varvarica shpreh vleresimin per pikturimin e figures femerore. "Krijimtaria e periudhes se pare eshte nga me te njohurat ne fushen e ilustrimit ne botimet letrare dhe akademike, por edhe ate te imazhit femeror. Ajo u shqua per krijimtarine e saj ne pikture, ku zuri nje vend te rendesishem ne koleksionin e Galerise Kombetare te Arteve dhe ne historine e artit shqiptar", - pohon Varvarica.

Imazhi i femres

Figura e gruas ka qene ne qender te imazheve te skalitura aq bukur ne tablote e saj. Ne shumicen e pikturave tek grate Safo Marko me penelin e saj i ka dhene jete bukurise femerore dhe endrrave te saj. Ndersa, tek figurat e grave te brishta nuk mungon bukuria, as hijeshia dhe ndjesia femerore. Nje nder kryeveprat e saj gjate ketyre viteve eshte portreti i nje nene me dy vajza qe qajne prej dhimbjes prane supeve te asaj.

Jeta dhe vepra

Safo Marko, bashkeshortja e shkrimtarit Petro Marko, u lind ne Selanik me 28 mars 1925. Ajo eshte nje nga artistet e njohura shqiptare, me edukim autodidakt ne pikture, te gjysmes se dyte te shekullit XX. Pas ndryshimit te sistemeve politike te pas viteve '90, piktorja Marko pati nje krijimtari te frytshme. Krijimtaria e saj ndahet ne dy periudha. Krijimtaria e periudhes se pare eshte nga me te njohurat ne fushen e ilustrimit ne botimet letrare, akademike dhe shkollareske. Kjo e beri shume te njohur ne mjedisin e publikut studentor. Gjithashtu, gjini te tjera si posteri tematik, panot dekorative dhe tematike, krijimtaria ne teknikat e gdhendjes e te shtypit ne bardhezi dhe me ngjyra, vizatimit dhe piktures i kane dhene asaj nje vend te rendesishem ne koleksionin e Galerise Kombetare te Arteve dhe ne historine e artit te kesaj periudhe. Pas viteve '90 nis dhe periudha e saj e dyte, qe shenon nje krijimtari ne rritje te natyrshme dhe emocionale me kah figurativ, fryme lirike dhe me subjekt njerezor. Familja Marko pati nje histori te dhimbshme pavaresisht kontributit te cmuar ne jeten kulturore dhe artistike te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›