Capello do ta ftojë Rooneyn

Selektori Fabio Capello ka deklaruar se do ta inkuadrojë Wayne Rooneyn në ekip për Euro 2012 edhe nëse nuk i zvogëlohet dënimi prej tri ndeshjeve moslojë.
Të premten, Anglia mësoi se do të jetë në Grupin D për garën e vitit të ardhshëm së bashku me nikoqirin Ukrainën, Suedinë dhe Francën. Rooney pritet të mungojë për komplet fazën e grupeve pas dënimit prej tri ndeshjeve nga UEFA pas përjashtimit të tij në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Malit të Zi.
Federata angleze ka paraqitur ankesë dhe të enjten e ardhshme Rooney do të mësojë nëse do ti zvogëlohet dënimi.