Wenger ka simpati për Villas-Boasin

Arsene Wenger ka lavdëruar homologun e tij nga Chelsea, Andre Villas-Boas dhe i ka thënë t’i qëndrojë besnik principeve të tij të punës.
Villas-Boas u emërua në detyrë gjatë verës por është nën presion të madh pas rezultateve negative deri më tani gjatë këtij sezoni. Megjithatë, portugezi ka gjetur përkrahje nga Wenger.
“Kam simpati të madhe për Villas-Boasin. Më pëlqen personalisht. Mendoj se është inteligjent, kompetent. Duhet të pritni derisa gjërat të funksionojnë si duhet”, tha Wenger për mediet angleze.