A i ka zgjidhur Iraku rrugët pa krye të politikës?
Plani fantazmë i ndarjes së pushteteve në Bagdad
Nga mesi i nëntorit, pas 8 muajsh stanjacioni politik, Nouri al-Maliki më në fund u emërua për herë të dytë si kryeministër i Irakut. Në perëndim, bisedimet u përqendruan rreth një marrëveshjeje. Më optimistët e portretizuan kabinetin e ri qeveritar të Irakut si një “qeveri e unitetit kombëtar” me një pushtet real, dhënë 4 fituesve më të mëdhenj të zgjedhjeve parlamentare të marsit.
Por, deri më tani, marrëveshja e ndarjes së pushtetit është turbulluar disi. Pikërisht tani, duket se nocioni i ndarjes së pushtetit në Irak nuk është asgjë më shumë se një operacion nga administrata e Obamës.
Po të vëresh me vëmendje shpërndarjen e posteve me ndikim të madh në qeverinë e re, vetëm një lojtari i është dhënë pushteti i vërtetë: Nouri al-Malikit.
Iraku, përveçse kishte fituar postin e kryetarit të parlamentit – një pozicion i rëndësishëm – i ishte premtuar vetëm një kështjellë në ajër: presidenca e Këshillit Kombëtar për Strategjinë Politike.
Këshilli, i cili gjoja do t’i jepte një ndikim irakian të gjitha vendimeve të rëndësishme lidhur me mbrojtjen, sigurinë e brendshme dhe çështjet ekonomike, si dhe ato të lidhura me energjinë, kësisoj u shtjellua nga Maliki dhe aleatët e tij si një diskutim, funksioni kryesor i të cilit do të ishte të ofronte këshillim.
Sa u takon kurdëve, ata kanë marrë premtime nga Maliki për çështjet kyçe lidhur me territoret e debatuara dhe mundësisht, pse jo, edhe sektorin e naftës; në postet qeveritare sidoqoftë kanë pak siguri.
Presidenca, të cilën lideri kurd Jalal Talabani e kishte kërkuar për arsye personale, tashmë është në një pozitë të pafuqishme. Kësaj zyre të re i mungon pushteti i fortë i vetos për këshillin presidencial, të cilës i ka mbaruar afati, kur Talabani u zgjodh si president i thjeshtë, pa ndonjë përfaqësues në 11 nëntor.
Pavarësisht nga dobësia e Këshillit Kombëtar për Strategjinë Politike, administrata e Obamës i referohet atij me një ujdi për ndarjen e pushteteve. Kjo ujdi është një çmim shpëtimi, i krijuar prej politikëbërësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që dëshironin t’i bënin një favor Ayad Allawi-t, liderit të Irakia-s, i cili fitoi më shumë vota në zgjedhje.
Ambiciet e tij për të qenë kryeministër, nuk u morën kurrë seriozisht nga Uashingtoni. Që nga fillimi, përpjekja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta mbështetur këshillin, u dominua nga një vullnet dhe nga përpjekjet për të bërë zap sistemin konstitucional të Irakut. Si fillim, politikëbërësit amerikanë e konsideruan gjallërimin e të ashtuquajturit Këshilli Politik për Sigurinë Kombëtare, një komitet i përgjumur, i cili nisi të ekzistojë më 2006 pa ndonjë bazë legale. (Funksionet e tij u përputhën me ato të anëtarëve të tij, pa miratim nga parlamenti).
Për më tepër, urdhëresat e brendshme të këshillit kërkonin që të merreshin vendime nga mazhoranca prej 2/3, shpesh një pamundësi virtuale nga qeveria irakiane, e cila për një kohë të gjatë ka përjetuar vështirësi në arritjen e synimeve dhe marrëveshjeve.
Prandaj, ideja e përdorimit të këtij institucioni për të kënaqur aspiratat e Irakia-s, nuk ishte aspak realiste.
Pa u habitur aspak, Allawi tregoi pak interes në paraqitjen si kryetar i grupit të propozuar, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fillim e sugjeruan mundësinë verën që kaloi.
Kështu, zyrtarët amerikanë më pas hoqën dorë nga ideja e dhënies së presidencës pikërisht partisë “Irakia”. Tani që këshillit presidencial tranzicional iu mbarua afati, presidenca irakiane është më së shumti simbolike; për ta bërë atë një pozicion të fuqishëm, duhet një aprovim i supermaxhorancës në parlament dhe një referendum popullor.
Një rezultat i tillë, padyshim, është larg garancive, që do të presupozonte gjithë qeverinë – procesi i përpunimit të ngjarjeve të ardhshme hipotetike, duke i lënë Irakia-s një pozicion të prekshëm, nëse ajo pranon presidencën në këto kushte.
Ashtu siç ndodhi, kurdët i rezistuan këtyre planeve dhe në të njëjtën kohë, Irakia u frikësua nga lëvizjet iraniane, për ta kthyer Malikin në pozicionin e kryeministrit. Si rrjedhim, Allawi dhe partia e tij “Irakia” zgjodhën një tjetër skenar me propozime hipotetike: ideja origjinale e një këshilli sigurie tashmë të modifikuar si Këshilli Kombëtar për Strategjitë Politike.
Por, problemi qendror, të cilin e kundërshtuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Irakia, mbetet i njëjti: bisedime publike të këshillave, madje edhe marrëveshje të nënshkruara nga blloqet politike më të mëdha në vend, nuk mund të refuzojnë kërkesat e kushtetutës irakiane dhe ligjet. Minimumi, me qëllim që të arrihet një marrëveshje e vërtetë e ndarjes së pushteteve, parlamenti irakian do të ketë nevojë të kalojë një ligj, që përcakton pushtetet e këshillit të mbrojtjes, para votëbesimit në qeverinë pasardhëse.
Parlamenti i rrëmbyer dhe i pasuksesshëm irakian po e lë Irakian pa një siguri legale për rolin e tij në ndarjen e pushteteve. Edhe sikur të ndodhte ndonjë mrekulli dhe Asambleja Kombëtare të kalonte legjislacionin e nevojshëm, këshilli – të paktën sipas planeve që kanë dalë në shesh – do të ishte jashtëzakonisht i dobët, me pak pushtet real, për shkak të nevojave për vendime e konsensus.
Lista e anëtarëve të propozuar të këshillit është e gjatë dhe kjo gjë e bën të vështirë që Allawi apo ndonjë lider tjetër iraken të kthejë vëmendjen nga grupi në një post me fuqi.
Irakia ka strategjinë e vet të varfër për t’u fajësuar për humbjen e ndikimit.
Kur u caktua kreu i parlamentit më 11 nëntor, duhej të kishte nxitur për miratimin e një ligji për prioritetin e planifikuar për zgjedhjen e Talabanit si president dhe emërimin pasues të Malikit si kryeministër.
Pjesëtarët e Irakias vazhduan të kërkonin për një votë mbi “një garanci” që këshilli të nxirrte ligje dhe kërkuan gjithashtu që parlamenti të spastronte 3 nga pjesëtarët e partisë nga procesi Baathification.
Përfundimisht, pavarësisht nga refuzimi i pjesës së mbetur të asamblesë i këtyre kërkesave, kryetari i zgjedhur i Irakias, Usama al-Nujayfi vazhdoi më tej procesin e zgjedhjes së Talabanit.
Talabani menjëherë ngarkoi Malikin me formimin e qeverisë së re.
Kjo përgjegjësi e rëndësishme për karakterin e brishtë të “ujdisë për ndarjen e pushteteve” në Irak, mbetet pezull prej administratës së Obamës.
Uashingtoni vazhdon të harxhojë më shumë energji duke ndjekur politikën shpjeguese ideosinkretike të Irakut, sesa në angazhimin me botën reale.
Logjika e gabuar amerikane e sotme ka precedentët e vet konceptualë në një plan për qeverisjen irakene, e përkrahur kjo nga senatori Joe Biden më 2007.
I ashtuquajturi plani i Biden për Irakun, që ka gjetur rrugën e duhur te legjislacioni i pranuar prej senatit amerikan, cenoi kushtetutën e Irakut në krijimin e rajoneve të reja federale: në vend të mbështetjes për procedurat për federalizmin e përvijuar në kushtetutën irakene dhe ligjin e federalizmit në tetor të vitit 2006, plani i Biden përkrahu marrëveshjen “gjithëpërfshirëse” të federalizmit.
Ashtu si më 2007, zv/presidenti Biden, i cili është kyçi i marrëveshjeve të propozuara, ajo edhe njëherë tjetër mbështetet në vizionin e vet duke shpërfillur kushtetutën dhe ligjet e Irakut – i cili nuk ka vend për këshillin tij të mbrojtjes.
Realiteti përfundimtar i hendekut midis Uashingtonit dhe Bagdadit tashmë po rritet aq shumë, saqë po kërcënon të nxjerrë nga binarët linjën e veprimit iraken. Administrata e Obamës argumenton se këshilli inekzistues është një triumf i diplomacisë amerikane, madje një sfidë për Iranin. Supozimi i mëparshëm është i rremë; më i fundit është edhe i gabuar, edhe i rrezikshëm.
Zyrtarët amerikanë janë përpjekur të pohojnë faktin që Irani dëshironin të linin tërësisht jashtë Irakian nga procesi politik dhe kështu, përfshirja në këshillin teorik përfaqëson një lloj fitoreje.
Në të vërtetë, kërkesa minimale e Teheranit në Irak ishte thjesht një lloj aleance e shitove, që duhej të krijonte një shtyllë kryesore për qeverinë e re – një rezultat që Uashingtoni e ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme dhe ka qenë në linjë me marrëveshjen më të fundit me Bagdadin.
Prandaj, duket se edhe Maliki, edhe lidershipi në Teheran kanë rënë në një mendje, që ky institucion i ri është mjaft i dëmshëm – nëse këshilli mund ta bëjë të lumtur Uashingtonin pa ndonjë kuptim real dhe më pas mund të jetë me vlerë duke vazhduar kësisoj një veprim politik teatror. Çështja është se edhe sa kohë do të vazhdojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të festojnë “fitoren” e fundit në Irak, në vend që të krijojnë një politikë afatgjatë e të qëndrueshme.
Përktheu Rudina Dahri