E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni fiton mocionin, rikonfirmohet si kryeministër i Italisë

14-12-2010 / Gazeta 55

Pasi ka fituar votëbesimin e Senatit, kryeministri Berluskoni ka marrë një votbesim të dytë nga Dhoma e Deputetëve


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka fituar me një rezultat të ngushtë 314 vota ‘pro’ dhe 311 kundër në Dhomën e Deputetëve duke u rikonfirmuar sërish në detyrë. Më herët Senati votoi ‘pro’ qeverisë së Berluskonit me 162 vota ‘pro’, 135 kundër dhe 11 abstenim. Sipas korrespondentëve edhe pse ia ia doli të fitojë, do të jetë tepër e vështirë për Berluskonin të menaxhojë një shumicë me një ose dy vota në dhomën e deputetëve. Sipas mediave italiane, nga 11 deputete qe abstenuan, 10 i përkasin grupit FLI, të cilët kanë vepruar ashtu siç kishte paralajmëruar në sallë kryetari i tyre, Pasquale Viespoli. Abstenimi i njëmbëdhjetë mban firmën e ish-senatorit të Popullit të Lirisë, Enrico Musso, i cili së fundmi ka kaluar në radhët e grupit të përbërë. Votimi është kryer në një moment kur Roma ka qenë tërësisht e blinduar nga forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar qendrën historike rreth Parlamentit. Në rrugët e kryeqytetit italian janë verifikuar manifestime të shumta kundër qeverisë, të udhëhequra nga studentët, përfaqësues të qendrave sociale, etj.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›