E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta diplomati amerikan Richard Holbrooke- arkitekti i marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund gjenocidit serb në Bosnje

14-12-2010 / Gazeta 55

Është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare, diplomati veteran i Shteteve të Bashkuara Richard Holbrooke. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington. Që prej datës 11 dhjetor, Holbrooke ka qenë në gjendje kritike për jetën, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër delikate në zemër, për shkak të një bllokimi në aortë. Një ndër sukseset më të mëdha në karrierën e tij si diplomat ka qenë Marrëveshja e Dejtonit e cila i dha fund luftës në Bosnje, sukses të cilin ai donte ta përsëriste edhe në misionet e tij të fundit në Afganistan dhe Pakistan, misione të cilat nuk arriti t’i përfundonte. Vlerësimet më të larta për të vijnë nga Presidenti Amerikan Barak Obama, i cili e ka cilësuar atë si “një gjigant të vërtetë të politikës së jashtme amerikane, që e bëri Amerikën më të fortë, më të sigurt dhe më të respektuar”. Edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton shprehu hidhërimin e saj për humbjen e një prej figurave më të shquara të diplomacisë amerikane duke e cilësuar atë si një nga kampionët më të mëdhenj dhe një nga shërbyesit më të përkushtuar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›