E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bamir Topi takohet me Presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga

Ne Shqiperi Presidenti Bamir Topi u takua mbreme me presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga e cila qe prej disa ditesh ndodhet me pushime ne qytetin e Vlores.

Gjate takimit eshte biseduar per zhvillimet e fundit ne Kosove si dhe forcimin e bashkepunimit te metejshem mes dy vendeve. Presidenti Topi sic njoftohet ne komunikaten e shperndare nga zyra e tij e shtypit ka vleresuar arritjet persa i perket ushtrimit te pushtetit nga ana e qeverise se Kosoves ne te gjithe territorin funksionimin e rendit kushtetues dhe shtetit ligjor. Ai ka nenvizuar rendesine e perfshirjes se Kosoves ne forume rajonale e nderkombetare duke vleresur njekohesisht procesin e njohjeve te reja te pavaresise se Kosoves per te cilin palet jane shprehur qe te intensifikojne perpjekjet e perbashketa per rritjen e njohjeve nderkombetare..

Nga ana e saj Presidentja e Kosoves ka vene ne dukje faktin se Kosova gjithnje e me teper po shnderrohet ne nje faktor te rendesishem bashkepunimi paqeje dhe qendrueshmerie ne kuader te integrimit te perbashket rajonal.

Gjate qendrimit te saj ne Vlore fundjaven e shkuar presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga pati nje takim edhe me Kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›