E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktorët e vegjël protagonistë në aktivitetin Welcome To Albania

>Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ka mbyllur me një sërë aktivitetesh sezonin e viti të kaluar, ndërkohë që drejtuesit e saj po punojnë për aktivitetet, që do të jenë në vijim të këtij sezoni. Drejtoresha e Artit dhe Kulturës Nigda Dako në një prononcim të saj tregon se një prej aktiveve më të rëndësishme të viti që lamë pas ishte dhe Festivali i Zërave të Rinj. Mbyllja me sukses e sezonit të kaluar me aktivitetet e ndryshme të qendrës, vlen për tu përmendur këtu Festivali i Zërave të Rinj edicioni i 16-të Tiranë,na bën më tepër ambicioz për të pasur aktivitete të tjera me cilësi të lartë, shprehet Dako. Më tej ajo shton se në këtë fillim viti të ndryshme janë projektet që do të ndërmerren nga kjo qendër kulturore. Po fokusohem në ato më të afërtat. Vazhdon kampionati i basketbollit për shkollat 9-vjeçare të Tiranës dhe ka arritur në 4-tërshen e finalisteve. Shkollat që kanë dalë fituese nga ndeshjet e mëparshme janë Fan Noli, Misto Mame, Mihal Grameno, Shkolla e Kuqe. Mbas ndeshjes së skuadrave do dalin dhe gjysmëfinalistët, që do ndeshen për titullin kampion. Një aktivitet shumë i rëndësishëm është ai i Kartolinës, që do të jetë dhe aktivitet kombëtar, që do të përfshijë 36 qendra kulturore të rretheve në gjithë Shqipërinë. Të njohim natyrën e bukur Shqiptare dhe traditën e lashtë të vendit tonë. Fëmijët piktorë do të paraqesin piktura të tyre me këtë temë në formatin e një kartoline dhe do ia dërgojnë bashkëmoshatarëve të tyre në botë për ti njohur me peizazhet e bukura të Shqipërisë, tregon drejtorja Dako. Ndërkohë që një tjetër aktivitet, që pritet gjatë këtij viti është dhe Mirë se vini në Shqipëri-Welcome To  Albania, i cili synon që të promovojë vlerat e turizmit shqiptar, ku protagonistë do të jenë fëmijët e vegjël. Protagonistë të kësaj nisme do jenë piktorët e vegjël në mbarë vendin. Në këtë kartolinë që do të pikturohet nga fëmijët do të pasqyrohen bukuritë e vendit tonë, zakonet,tradita e bukur shqiptare. Kartolinat do përcjellin këto bukuri natyrore për të inkurajuar bashkëmoshatarët në vende të ndryshme të botës të vizitojnë natyrën shqiptare. Si çdo vit tjetër ne shpresojmë në bashkëpunimin për koordinimin me shkollat 9- vjeçare të Tiranës, tregon për aktivitetin Dako. Më tej ajo shton se: Faza e parë është njoftimi i shkollave 9 vjeçare me anë të postës. Në postë do të jenë të shpjeguara kriteret e konkursit. Faza e dytë është mbledhja e kartolinave pranë QKKF me datë përfundimtare 28 shkurt. Ky aktivitet synon, te piktorët e vegjël edukimin dhe njohjen e natyrës, dashurinë për natyrën e atdheut dhe traditën e bukur shqiptare dhe këtë t`ia transmetojë bashkëmoshatarëve në mbarë botën, duke e dërguar këtë pikturë si një kartolinë. Ky aktivitet i QKKF-së do të mbështetet nga MTKRS, MASH, Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës dhe me bashkëpunimin e Drejtoritë Arsimore Rajonale të rretheve dhe QKF-ve përkatëse.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›