E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktorët pogradecarë në ekspozitën ndërkombëtare të Rumanisë



Piktorët e njohur pogradecarë Gentian Zeka, Vangjo Vasili dhe Anastas Kostandini marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare që u këto ditë në qendrën turistike malore të Busteni-t, pranë Galerisë e Arteve “Silva” në Rumani. Kurator i ekspozitës është piktori rumun Nicolae Ionescu. Artistët shqiptarë janë ekspozuar pranë artistëve ndërkombëtarë si Rudolf Schvveitzer, VVolfgang Iorg, Ion Murariu, Gheorghe Iliescu-Calinesti, Tia Peltz, etj.
Në hapjen e ekspozitës morën pjesë intelektualë, artistë, kritikë të njohur, përfaqësues të medias si dhe dashamirës të artit. Në fjalën e hapjes u vunë në dukje vlerat plastike të autorëve shqiptarë si dhe origjinaliteti i veprave të tyre. Punët e ekspozuara ndihmojnë në njohjen e artit shqiptar si dhe për mbajtjen gjallë të dialogut kulturor mes vendeve të ndryshme.

2 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›