E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seancë gjyqësore...



Në një seancë gjyqësore që po zhvillohej për një njeri, i cili kishte vrarë një tjetër, pasi folën avokatët, u dëgjuan dëshmitë dhe u shqyrtuan dosjet, gjykatësi i drejtohet të pandehurit.
Gjykatësi:
-I pandehur, a është e vërtetë që e keni goditur, madje disa herë, viktimën me paramendim?
I pandehuri:
-Jo zoti gjykatës, nuk është aspak e vërtetë!
Unë viktimën e godita me hekur!!!...

Polici dhe ujku

Një polic, tek po ecte një ditë rrugës për të shkuar në fshat, ku do të takonte të afërmit e vet, shikon një ujk. Polici sakaq nxjerr pistoletën dhe i qëllon. Ujku që kthehet dhe i thotë:
-Ah, po nuk ke faj ti ore jo! Fajin e kam unë, që nuk të hëngra atëherë kur ishe bari me dele, po të lashë të bëheshe polic...

2 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›