E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet ne detinMesdhe koke dashie vitit 241

SICILI- Ne oret e vona te se premtes eshte zbuluar prane ujerave siciliane nje objekt qe i takon vitit 241 para Krishtit. Ekipi amerikan i Fondacionit RPM Nautical Foundation i cili operon edhe ne Shqiperi ne kerkimet nenujore sapo ka bere te ditur per median bote-rore se ka zbuluar nje koke dashi prej bronzi pajisje e cila perdorej ne anijet ushtarake te antikitetit. Kjo koke dashi nje prej me te rrallave te zbuluara deri me sot mendohet se eshte e periudhes se Luftes se Pare Punike midis Romes dhe Kartagjenes ne vitin 241 para Krishtit lufte e cila hapi siparin e nje beteje te pergjakshme midis dy fuqive me te medha te kohes ne Mesdhe. Sic dihet kjo lufte perfundoi me shkaterrimin e Kartagjenes dhe supermacine absolute te Romes ne Afriken Veriore dhe kontrollin e tregtise ne Detin Mesdhe. Ekspedita amerikane e arkeologjise nenujore operon edhe ne Shqiperi dhe gjate punes se saj ka nxjerre ne drite nje sere zbulimesh interesante. Me pare nje anije e shek te III ose IV pas Krishtit eshte gjetur nga ekipi i kesaj ekspedite ne ujerat e Jonit ne veri te Sarandes mes ketij qyteti dhe Porto Palermos. Reliti arkeologjik eshte i ruajtur mjaft mire dhe eshte i perbere nga amfora te medha qe mendohen se vijne nga Afrika Veriore.
GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›