E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elektra rrëfehet në Alsat

Nuk ka qene e lehte ta bindim Luiza Xhuvanin te rrefeje eksperiencen e saj ne realizimin e nje prej roleve me te veshtira ne teater e pikerisht Elektren e Sofokliut. Por aktorja gjithesesi ka bere nje perjashtim per emisionin Almanak dhe rrefen jo vetem se c’perfaqeson nje rol si Elektra ne karrieren e saj por edhe se si per dy muaj i eshte dashur te braktise paksa familjen per t’ju dedikuar teresisht ketij roli. E degjon teksa flet plot pasion per Elektren dhe bindesh qe ne kete rol ajo kish vendosur jo vetme shpirtin por edhe gjithe pjekurine e saj artistike, profesionale dhe njerezore.

"Pavaresisht se ne teater jane vene shume pak, dhe eshte vepra e dyte e antikitetit une ndjehem qe jam njohese e mire e antikitetit, per arsyen se jam rritur me te, duke jetuar, rritur, lindur ne Sarande. Kam pare mjaft vepra te antikitetit ne televizor pervec studimeve qe kemi bere ne akademi", shprehet aktorja Luiza Xhuvani.

Opinioni publik se fundmi e ka pare te angazhuar politikisht por sipas saj arti dhe politika nuk e perjashtojne njera-tjetren, eshte detyre e personave public qe te japin kontributin e tyre aktiv e sidomos ne politiken shqiptare ku gjithcka eshte e ashper.

"Pikerisht per kete ka nevoje nje kontribut femeror, estetik. Sic e shihni eshte teper e ashper, banale, pa etike, dhe kontributet femerore te njerezve me reputacion jane te domosdoshme", vijon Xhuvani. E ndonese politika eshte bere pjese e jetes se saj… e sigurte eshte qe Luiza Xhuvani nuk ka ndermend te braktise magjine dhe joshjen e dashurise se saj te pare qe jane teatri dhe aktrimi.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›