Ardian Isufi me "Teatri i hijeve"

Si ndikon e kaluara tek ne dhe se si ajo edhe pas vitesh te tera nuk zhduket por na rishfaqet permes hijeve te se shkuares. Pikerisht kete ka patur parasysh piktori Ardian Isufi teksa konceptonte ekspoziten e tij te fundit personale te celur ne Galerine e Akademise se Arteve dhe ne galerine Zeta. Ne mediumin e piktures ai na sjell nje statuje te Leninit te mbuluara nga shkurret...apo nje oxhak fabrike te shnderruar sot ne objekt kulti. Nje instalacion i stermadh ne hyrje te ekspozites per te misheruar rrezimin e monumentit dhe krijimit te monumenteve te reja. Gjithcka ishte konceptuar sic ndodh ne nje teater per te misheruar keshtu edhe titullin “Teatri i Hijeve” me perdet e kuqe te marra nga skena e Akademise se Arteve.
"Ajo qe ai ka zgjedhur si subjekt i pikturave te tij jane simbolet e ideologjive te forta. Nuk eshte thjesht komunizmi, dhe per me teper eshte menyra se si simbolet ideologjike perdoren apo keqperdorne nga ideologjite", thote Edi Muka, kurator.
Ne konceptimin kuratorial vihet fokusi tek Hijet tona ato prej te cilave jemi te pandashem, na vijne nga pas, na ndjekin heshturazi por me kembengulje.
"Per here te pare ai mundohet te realizoje dhe te shfaqe pikturen e tij ne formen e nje instalacioni ku e gjithe hapesira kthehet ne nje trup te vetem, dhe pikturat jane te integruara se bashku me te gjitha objektet e tjera te perfshira ne te", vijon Muka.
Hijet ne ekspoziten e Isufit na vijne si bartese te ndergjegjes sone, deshmitare te heshtur te bemave tona. Edhe pse perpiqemi ti largojme ato jane ende aty si per te na deshmaur pafuqine tone perballe historise. Por mbi te gjitha ato jane aty si per te na treguar se po bejme serish te njejtat gabime, sikur te ishim duke rivene ne skene pafundesisht te njejten pjese teatrore.
Mira Tuci