Bibliotekë e re në TKK
-490x320.jpg)
Në Teatrin Kombëtar të Prishtinës është përuruar fondusi dhe biblioteka e Teatrit Kombëtar.
“Me ardhjen time në krye të Teatrit Kombëtar, gjendja e fondusit të TKK-së ka qenë
në gjendje të mjerë”, u shpreh Burbuqe Berisha, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Tash ka ndërruar gjithçka, tani janë 8900 euro në dispozicion.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, përuroi fondusin e rinovuar dhe bibliotekën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
“Renovimi i fondusit të teatrit është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ruajtjen e kësaj trashëgimie të vlefshme artistike”, tha ministri Beqiri.
Beqiri vazhdoi duke thënë se krijimi i kësaj biblioteke do të jetë në funksion të aktorëve, të regjisorëve dhe të artistëve të tjerë të teatrit, të cilët në këtë bibliotekë do të mund t’i gjejnë dhe t’i përdorin për aktin e tyre krijues tekstet e ndryshme dramaturgjike dhe literaturën e gjithanshme për teatrin dhe artet tjera.
Ai, gjithashtu, tha se fondi i kësaj biblioteke, tash e tutje, do të mund të pasurohet edhe me kolonën e botimeve të teatrit dhe me dramat që do të botohen në kuadër të Konkursit për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.
“Gjithçka ka qenë e shkatërruar. Falë reagimit të menjëhershëm të Ministrit, i cili ka ndarë një buxhet prej 8900 eurosh, kostumet të cilat datojnë prej vitit 46, kur edhe ka filluar punën TKK, kostumet janë të sistemuara me kostumografet që i kemi në staf. Të gjitha janë me një vlerë shumë të madhe për trashëgimin tonë kulturore”, shprehet Berisha.
Berisha nuk la pa përmendur edhe disa elemente tjera që ndikojnë në rregullimin përfundimtar.
“E kemi regjistrin e atyre veshjeve të cilët janë huazuar, ju kemi bërë thirrje që ato të kthehen. Duke parë seriozitetin tonë besoj se do ti kthejnë”, u shpreh Berisha.