Pinjollët e delegatëve udhëtojnë drejt Manastirit
Ata do të ecin në gjurmët e paraardhësve të tyre. Mbesa,
nipër, stërnipër të delegatëve të Kongresit të Manastirit bëhen
bashkë për të inskenuar ngjarjen historike të 100-vjetëve më parë.
Do të udhëtojnë drejt Manastirit (Bitola e sotme), për të kremtuar
këtë përvjetor. Sipas projekti të Elida Jorgonit (pjesë e familjes së
pasardhësve të Hilë Mosit), një bord drejtues, i përbërë nga
pasardhësit e këtyre delegatëve, parashikon një udhëtim në shtëpinë
e Zavalanëve dhe Qirjazëve, aty ku u mblodh Kongresi më
1908. Në një takim të djeshëm, ata kanë bërë thirrje për më
shumë vëmendje nga strukturat qeveritare për të përkujtuar përvjetorë
të rëndësishëm artistikë, që po kalojnë në heshtje. Për këtë,
ata kanë nisur një kërkesë në drejtim të Presidentit, Kryeministrit,
Kryetares së Parlamentit, ministrit të Kulturës, Arsimit dhe kryetarit
të Bashkisë, Edi Rama. Tri germat e para të alfabetit tonë, njëlloj
si ato që janë vendosur në oborrin e shkollës së parë shqipe në
Korçë, do të vendosen së bashku me kurorat me lule në shtëpinë
ku u mbajt Kongresi. Nisja ceremoniale e delegatëve
pasardhës do të bëhet nga qyteti i Korçës. Prej saj do të
nisen drejt Manastirit trashëgimtarë të ish-shkrimtarëve e
publicistëve më të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe, laikë e
klerikë, si Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj
Qiriazi, Mithat Frashëri, Hilë Mosi, Sulejman Starova, Mati
Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj
Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarë të lëvizjes kombëtare
dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçiz Topulli, Mihal
Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni,
Rrok Berisha, Leonidha Naçi, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi,
Shefqet Frashëri, Refik Toptani, Grigor Cilka, Emin bej Shkupi,
Hafiz Ibrahim Efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daçi, Xhemal
Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna) etj. Ndërkohë
që një sërë aktivitetesh, përfshirë këtu dhe konferenca
shkencore, do të mbahen në qytetin e Korçës.