Pino: Do të kalojmë në sistem arsimor 9-vjeçar
13/03/2005 Socialistët mbledhin komisionin për arsimin dhe shkencën
Partia Socialiste ka prezantuar strategjinë e saj për arsimin dhe kulturën për katër vitet e ardhshme, duke nxjerrë si prioritet ofrimin e mundësive të barabata të gjithë fëmijëve të vendit për arsimim. Kryetarja e komisionit për Arsimin Shkencën dhe Kulturën, Saemira Pino, ka bërë të njohura objektivat e punës së PS-së, në rast se kjo forcë do të qeverisë sërish vendin. Sipas saj, "sistemi arsimor është futur në rrugën e reformimit jo për hir të reformimit, por në funksion të integrimit të vendit. Në këtë kuadër do të synohet të bëhen përmirësime në sistemin e detyruar 9-vjeçar, duke ndryshuar strategjitë e mësimdhënies në programet mësimore, kualifikim dhe rikualifikim rreptësisht të monitoruar të stafeve mësimdhënëse". Gjithashtu, në objektivat e PS-së për arsimin, sipas Pinos, do të jetë dhe sistemi parauniversitar, duke synuar profilizimin e shkollës së mesme të përgjithshme. Fuqizimi i arsimit profesional do të bëhet në funksion të kërkesave që ka tregu i punës aktualisht në Shqipëri. Në strategjinë e PS-së, një vend të rëndësishëm zë dhe arsimi i lartë. Sipas kryetares së komisionit, "ky sistem është futur në procesin e reformimit, por duhen përshpejtuar ritmet. Objektiv kryesor në këtë reformim është realizimi i autonomisë reale akademike në të gjithë sistemin, deri në bazën e tij". Përmirësimi i legjislacionit për arsimin, duke e përafruar me atë të vendve të Bashkimit Evropian, është një nga synimet e PS-së. Gjithashtu, një aspekt tjetër i strategjisë socialiste për arsimin është cilësuar arritja e standardeve akademike dhe institucionale si dhe cilësia e arsimit të lartë. Në këtë kuadër do të ketë një përfshirje të stafeve akademike në hartimin e politikave dhe programeve të vendit.