E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i shet Bankës së Shqipërisë Hotel Dajtin

Banka e Shqipërisë blen për 30 milion euro Hotel Dajtin. Vendimi për shitjen është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, Për pronat e paluajtshme të shtetit, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Sipas vendimit

mësohet se shitjen e pronës shtetërore, Ish-Hotel Dajti, me adresë bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet këtij vendimi, Bankës së Shqipërisë. Shitja e kësaj prone Bankës së Shqipërisë të bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Sipas vendimit bëhet e ditur se çmimi i shitjes të jetë 30 000 000 euro dhe përdorimi i pronës të jetë vetëm për qëllime administrative dhe për çdo funksion tjetër, në shërbim të këtij qëllimi, i cili nuk dëmton vlerën monumentale të pronës. Këshilli i Ministrave të ketë, në çdo rast, të drejtën e parablerjes së pronës, objekt i këtij vendimi, në rast shitjeje nga Banka e Shqipërisë dhe ngarkon Ministrinë e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Sipas vendimit nr.146, datë 8.3.2006, të Këshillit të Ministrave, Për mbylljen e veprimtarisë ekonomiko-financiare, të ndërmarrjes shtetërore Hotel Dajti dhe ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të ndërtesës së hotelit, shfuqizohet.

Last Updated on Thursday, 13 May 2010 07:55

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›