E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Infermieret te kualifikohen edhe pas daljes nga shkolla

Sonila Isaku
Infermieret po ashtu si dhe mjeket duhet te ndjekin edukimin e vazhdueshem, per te qene pjese e sistemit shendetesor shqiptar. Ne diten nderkombetare te tyre, Ministri i Shendetesise u ka kerkuar te thellojne dijet e tyre, sepse reforma shendetesore dhe kujdesi ndaj pacientit e ka te domosdoshme perditesimin e dijeve. Nga ana tjeter iu ka kerkuar atyre te jene te kujdesshem me etiken dhe menyren se si ata sillen me pacientin.
Edukimi
Per te qene infermier i sistemit shendetesor publik dhe sidomos i qendrave terciare, duhet kualifikim maksimal dhe i vazhdueshem. Kjo ka qene kerkesa e kreut te shendetesise per numrin me te madh te bluzave te bardha ne vend. Sipas kreut te shendetesise, krahas zhvillimit profesional te mjekeve, duhet te ecin dhe infermieret, pasi vetem keshtu mund te kete nje efektivitet ne sistemin shendetesor. "Nuk mund te kete infermiere, mjeke te kualifikuar qe i provojne dijet e tyre, te cilet ecin ne profesionin e tyre dhe infermiere qe mbeten pas. Pra, ose te dy keto profesione ecin ne sinkrone paralele, ose ne rast te kundert sistemi zhbalancohet dhe pasojat i vuajne pacientet ne strukturat e sistemit paresor, por dhe spitalor", tha Petrit Vasili, minister i Shendetesise. Nderkohe qe nje urdher i nxjerre vetem pak kohe me pare, kerkohet qe infermieret te kene arsimin e larte, nderkohe qe do te kete kritere lehtesuese per ata qe kane vite pune ne radhet e shendetesise. Aktualisht ne vendin tone ka rreth 14 mije infermiere, qe perbejne rreth 70 per qind te kujdeseve shendetesore.
Dita
Ne Diten Nderkombetare te Infermiereve, ne te njejten linje per kualifikimin e tyre, por ne vecanti per arsimimin e tyre, i cili synohet te jete ne nivel universitar, ka qene dhe Urdhri i Infermierit. Sabri Skenderi ka deklaruar se, shume shpejt shendetesia shqiptare do te kete regjistrin elektronik, per te dhenat e te gjithe infermiereve ne Shqiperi. "Ne po kerkojme mbeshtetje financiare, per kompjuterizimin e te gjitha te dhenave dhe perpilimin e regjistrit elektronik, i pari i ketij lloji dhe shume i rendesishem per te gjithe institucionet e sistemit shendetesor", tha Sabri Skenderi, presidenti i Urdhrit te Infermierit. Aktualisht infermieret perbejne 75 per qind te punonjesve te shendetesise ne te gjithe vendin.

Problematikat aktuale te sistemit infermieror
Infermieret shqiptare, qe perbejne 75 % te punonjesve te shendetesise, kerkojne te vleresohen me shume per punen qe bejne dhe rolin qe luajne ne sektorin shendetesor ne Shqiperi.
Ata kerkojne qe te degjohen dhe te perfaqesohen me shume, ne te gjitha institucionet ku hartohen politika dhe strategji per kujdesin shendetesor ne Shqiperi.
Infermieret kerkojne qe te diskutojne, te vendosin dhe te drejtojne vete infermieret.
Infermieret kerkojne kushte pune, hapesira studimi dhe mundesi me te medha ne te gjitha institucionet per zhvillimin e profesionit te tyre dhe per rritjen e aftesive te tyre profesionale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›