E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategjia Kombëtare e Kulturës, pret miratimin nga Parlamenti

Pas dy vjetësh pune, tashmë është gati strategjia për kulturën. Draft strategjia pritet të miratohet në Parlament së shpejti, ndërsa në datë 26 maj, ky dokument do tu shpërndahet të gjithë artistëve. Shumë probleme që kanë të bëjnë me artin shqiptar dje u diskutuan në këtë takim, i cili mblodhi rreth vetes shumë personalitete të artit, kulturës e më gjerë.

Kryetari i grupit hartues të strategjisë, z. Marku shpjegoi fazat nëpër të cilat ka kaluar drafti i strategjisë kombëtare të kulturës, i cili u shpreh edhe për gatishmërinë në mirëpritjen e sugjerimeve dhe opinioneve me shkrim në lidhje me këtë draft, në mënyrë që të përfaqësohen sa më mirë grupet e interesit. Në strategji hidhen ide, dhe bazat e zhvillimit në fushat kryesore të artit dhe kulturës, fushën e muzikës, artit të shkruar, fushën e kinemasë, arteve vizive. Në bazë të kësaj strategjie mendohet një reformim tërësor i sistemit të kulturës, legjislacionit, tha Mark Marku, kryetar i grupit për hartimin e strategjisë. Nga ana tjetër akademiku Vasil Tole, foli edhe për historikun e përpjekjeve të bëra dhe më parë, që më 1999 në lidhje me politikat kulturore dhe me angazhimin e gjithëpërfshirjen e forcave më të mira krijuese, akademike e përfaqësuese të artit shqiptar, në përgatitjen e botimit mbi politikat kulturore. Strategjia është një dokument shumë i rëndësishëm, shumë i mirëpritur jo vetëm për institucionet artistike dhe kulturore, po në mënyrë të veçantë dhe për artistët, krijuesit dhe ata në përgjithësi që merren me menaxhimin e artit, përmes këtyre dokumenteve hidhen hapa përpara edhe për një pozicion akoma më të mirë të rolit dhe të statusit të artistit në shoqërinë shqiptare, thotë akademiku Vaso Tole. Për këtë strategji është marrë jo vetëm mendimi i grupeve të interesit, por edhe i specialisteve europianë të hartimit të strategjive në përputhje me standardet. Diskutime të tjera pati edhe nga regjisori Vladimir Prifti, apo Shaqir Rexhvelaj, Petrit Malaj, Rudina Ciko, Mimoza Sofroni, Bardhyl Londo etj. Në pikat e tjera të debatit, si ajo mbi politikat buxhetore në art dhe sfidat e decentralizimit apo në atë të të drejtave të autorit përballë globalizimit dhe dixhitalizimit të kulturës, pati kontribute të rëndësishme dhe shumta, të cilët do të përbëjnë edhe një bazë për një pakete rekomandimesh për fazën përmbyllëse të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare të Kulturës.

Last Updated on Wednesday, 12 May 2010 21:32

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›