Pipero: Tenderimi i barnave i vonuar
Furnizimi me barna në spitale është i vonuar dhe procesi i tenderimit duhet të ishte mbyllur në Qershor të këtij viti. Për drejtorin e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero një pjesë e fajit për mungesën e ilaçeve në spitale është e autoriteteve të spitaleve.
Pipero, argumenton se vonesat nuk janë proceduriale pasi ligji është shumë i mirë, por problemi qëndron në zvarritjen e tenderimit për të cilën janë përgjegjës drejtuesit e spitaleve.
Sipas Piperos, ligji i prokurorimeve është i hapur dhe transparent dhe proceduarat e tenderimit janë shtyrë në kohë edhe pse pa arsye. Gjithashtu, Pipero kërkon furnizimin me barna të medikamentëve të veçanta, të cilat nuk lidhen me procesin e tenderimit.
Teksa tenderimi i banave në qëndrën spitalore universitare “Nëne Tereza” duhet të kishte përfunduar që në qershor të këtij vitit, drejtori i QSUT-së, ka deklaruar më herët se janë lidhur disa nga kontratat dhe se ky është proces në vazhdimësi. Deri në furnzimin e plotë me ilaçe të spitaleve, pacientët janë ata që detyrohen të blejnë barnat në farmacitë private.