“Pipi çorapegjata” vidhet sheshit

15/03/2005 Virgjil Muçi
Botuesi “Korbi” akuzon për vjedhje të të drejtave të autorit dy shtëpi botuese “Vëllezërit Tafa” dhe Librin Shkollor të drejtuar nga Teuta Mati, për piraterinë e botimit për fëmijë “Pipi çorapegjata”; reagon përkthyesi ekskluziv prej 20 vitesh, Virgjil Muçi
Pirateria sigurisht del sheshit, por dje është bërë në shesh në një rast festiv, me ndihmën e veçantë të Ministrisë së Kulturës. Blendi Klosi u ka bërë ftesë, ndër të tjerëve, edhe botuesve shqiptarë për të zënë trotuaret ballë Piramidës, për të ekspozuar librat, si një ide e mirë për biznes. Kur poshtë e lart po bënin “roje” nja dy përfaqësues të ministrisë, që thanë se bënin pjesë në Drejtorinë e librit, dje shtëpia botuese “Korbi” ka treguar me gisht dy fqinjët e saj, që “kishin vjedhur” të drejtën e autorit për librin e fëmijëve “Pipi çorapegjata”.
Botimi i Astrid Lindgrenit, ardhur në shqip prej 20 vitesh nga përkthyesi Virgjil Muçi, ka marrë të drejtën e botimit në shqip për pesë vite nga botuesit “Korbi”, nga agjencia ”Saltkrakan AB/ Astrid Lindgren”.
Rasti i djeshëm i ka bërë botuesit e “Korbit” të akuzojnë se botimi i tyre është piratuar pa të drejtë autori nga dy shtëpi botuese, që kishin vënë dje stendat në minipanairin e organizuar për ditën e verës, ku, kryesisht ishin ekspozuar letërsi për fëmijë. Akuza e drejtpërdrejtë lidhet me shtëpinë botuese, e specializuar për letërsinë për fëmijë, “Vëllezërit Tafa”, të cilët dje në stendën e tyre tregtonin nën logon “thesare të letërsisë botërore për fëmijë” botimin luksoz prej 24 faqesh me pak tekst dhe ilustrime me ngjyra, pikërisht “Pipi çorapegjata”. Përkthyesi dhe gjithë aksesorët e përgatitjes së këtij botimi lidheshin vetëm me mbiemrin Tafa, ku në ballinë të librit është shënuar dhe autorja Astrid Lindgren.
Ndërsa enti tjetër botues me të cilët lidhej prap vjedhja për të njëjtin botim, ishte shtëpia botuese e Librit Shkollor. Por në stendën ku botuesit e “Korbit” tregonin piratin, nuk ishte drejtuesja Librit Shkollor, Teuta Mati, por një përkthyese me emrin Elta Deveja. Stenda nuk kishte logo të ndonjë botuesi, kurse përkthyesja Deveja të rraste numrin e telefonit në dorë (260 956) duke të garantuar se në magazinën e saj e ka librin “Pipi çorapegjata”, dhe çfarëdo lloj tjetër librash për fëmijë dhe shkollorë, duke shtuar njëkohësisht se ishte ndërlidhësja e zonjës Mati. Sipas përkthyeses, drejtorja e Librit Shkollor dje po merrej me “fitimin” e nja dy tenderave, ndaj dhe nuk kishte pasur mundësi të ishte e pranishme në këtë panair. Nga kjo stendë, përfaqësuesit e librit në ministri thanë se kishin vënë re që botimet ishin pa ISBN dhe, përkthyesja Deveja u kish premtuar se do ta realizonte këtë detyrim ligjor shumë shpejt.
“Ne nuk kemi dijeni dhe nuk përziemi me problemet që kanë botuesit. Nuk është detyra jonë për piraterinë. Ministria u bëri ftesë të gjithë botuesve për të marrë pjesë, qoftë botuesve, po ashtu ka qenë e lirë pjesëmarrja për ekspozim të librave dhe për përkthyes apo autorë”, ka sqaruar një nga dy përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, që rrinin vërdallë stendave. Botuesit e “Korbit” këtë pirateri e kanë evidentuar dhe nëpër librari prej më shumë se një muaj, por ky është rasti i parë që e denoncojnë hapur. Ndërsa i njëjti botim është parë dhe në tregun e Kosovës, ku botuesit ekskluzivë thonë që është shtypur me tirazh masiv.
Për përkthyesin Virgjil Muçi, që është përkthyesi prej 20 vjetësh i botimit të Lindgrenit, me librin “Pipi çorapegjata”, ky rast është një fyerje e madhe, duke kërkuar ndërhyrjen përmes ligjit dhe policisë tatimore. Në letërsinë për fëmijë, ky është rasti i parë që flitet konkretisht, kur botuesit shprehen së është fusha e botimeve ku pirateria është më e pakapshme. Sipas përkthyesit të vetëm, ekskluziv në Shqipëri të “Pipi çorapegjata”, situata e tregut të librit për fëmijë është shumë e rënduar dhe se asgjë nuk ka ndryshuar, ku pirateria dhe vjedhja vazhdon sot e kësaj dite hapur, sheshit.
Astrid Lindgreni dhe romani i saj i njohur në të gjithë botën “Pipi çorapegjata”, nuk njeh rastet akuzuese vetëm në Shqipëri. Botuesit e “Korbit, me presidente Olizana Plaskon, bëjnë të ditur se kanë evidentuar dhe dy raste në Kosovë, po nga një ndërmarrje e librit shkollor atje. Nga informacioni i ofruar flitet se është bërë e njëjta gjë, ku libri është botuar me tirazhe të shumta, pa dijeninë e përkthyesit dhe pa marrë të drejtën e autorit. Pa u tërhequr në luftën e tyre, botuesit e “Korbit” dje kanë bërë të ditur se do kërkojnë që ky botim të tërhiqet brenda 24 orëve nga të dy shtëpitë e mësipërme botuese, në të kundërt do të nisë menjëherë padia gjyqësore.Historia e përkthimit të “Pipi çorapegjata” në shqip?
“Pipi çorapegjata” është botuar në Shqipëri që në mes të vitit ’80-të nga e vetmja shtëpi botuese e asaj kohe, që ishte Naim Frashëri. Qysh nga ajo kohë, deri në vitin 2001 libri ka qenë e drejta e kësaj shtëpie botuese, e përkthyer nga Virgjil Muçi.
Por pas këtij viti, shtëpia botuese “Korbi” vendosi ta ribotonte, pasi u ndje mungesa e saj në treg, duke marrë të drejtën e autorit për pesë vitet e ardhshme nga agjencia e mbrojtjes së të drejtave të Astrid Lindgren, përkthyer sërish nga Virgjil Muçi. Sipas përkthyesit, botimi është bërë sipas të gjitha rregullave dhe ligjeve, duke iu referuar Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e “copyrihgt”-it, ku Shqipëria është prej ’92-shit anëtare e saj.
“Në atë kohë kam qenë në Ministrinë e Kulturës, duke qenë njëkohësisht një nga nismëtarët, bashkë me ministrin e asaj kohe, Preç Zogaj, për aderimin e vendit tonë në Konventën e Gjenevës, për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të autorit dhe trashëgimisë intelektuale në përgjithësi”, thotë përkthyesi Muçi.