“Piratët në gjyq nëse s’tërhiqen për 24 orë”
15/03/2005 Dy shtëpi botuese kanë ekspozuar dje në Ditën e Verës dhe një botim ilustrativ të “Pipi çorapegjata”, a është pirateri kjo, kur dihet që keni 20 vjet si përkthyes dhe keni rimarrë të drejtën ekskluzive për pesë vitet e ardhshme të kësaj autoreje?
Në panair pashë që botimi i shtëpisë botuese “Korbi”, i librit “Pipi çorapegjata”, gjendet në dy stenda; të shtëpisë botuese “Vëllezërit Tafa” dhe të shtëpisë botuese Libri Shkollor, të Teuta Matit. I njëjti libër, i njëjti autor, me një version të shkurtuar dhe me ilustrime, gjë që nuk i shfajëson ata që kanë bërë këtë xhest piraterie krejt të hapur dhe të pastër. Por, përkundrazi. Historia nuk fillon sot. Ne kemi një histori dhe një traditë të piraterisë në fushën e botimeve dhe jo më kot iu bashkova grupit të njerëzve që nxorën promemorien. E kam ndjerë dhe vetë që po shkelen të gjitha rregullat, po vidhet haku dhe djersa e punës, po vidhen dhe autorët, përveç përkthyesit.
Dua të sqaroj një gjë, që unë kam të drejtën ekskluzive për botimin e “Pipi çorapegjatës” në gjuhën shqipe për një periudhë pesëvjeçare, në bazë të kontratës që kam me agjencinë, e cila mbron të drejtat e Lindgrenit, që quhet “Saltkrakan AB/ Astrid Lindgren”.
Sa kohë ka ky botim në treg, pa të drejtën e autorit?
Rasti i parë ka qenë para një viti me shtëpinë botuese të Prishtinës të Librit Shkollor, të cilët patën, të paktën, mirësinë që vjedhjen të mos e bëjnë sheshit dhe u tërhoqën. Tërhoqën gjithë kopjet dhe nuk i hodhën më në treg.
Unë sot konstatova dhe, nuk është se sot po i nxjerrin në stenda, ato kanë më shumë se dy muaj që po e tregtojnë dhe nëpër librari. Kam bërë një xhiro të shkurtër nëpër dy-tre librari të qendrës së Tiranës dhe versioni i ilustruar i “Pipi çorapegjatës” gjendet në librari. Pra, problemi shkon hallkë mbas hallke, që nga mosrespektimi i ligjit, botuesit, që nga librarët që pranojnë libra të falsifikuar dhe të piratuar, e kështu me radhë.
Është vënë re që në momentin që kapet një botues pirat në treg, bien në ujdi për të tërhequr librin nga tregu. Këto raste po përsëriten shpesh, pa u marrë asnjë masë ligjore për sanksione të përcakuar enkas për këtë. Pse nuk zbatoni ligjin ndaj tyre, por lejoni që këto raste të përsëriten?
Konstatimi dhe shqetësimi është shumë i drejtë. Nëse vjen koha ligji duhet të veprojë në bazë të padisë që ngrejnë njerëzit që janë vjedhur në rastin konkret. Më vjen keq, por nuk gjej dot fjalë tjetër për këtë fyerje, kur është fjala për “vjedhje”. Më vjen ndot nga kjo fjalë. Nuk mundemi më të sajojmë eufemizma për këtë fenomen të ndyrë dhe të shëmtuar. Për këtë duhet të veprojë ligji, policia tatimore, gjykata.
Si përkthyes ekskluziv doni të thoni se për këtë akuzë që i bëni dy shtëpive botuese do të nisni padi gjyqësore?
Nëse ata nuk tërheqin për 24 orë librin dhe nuk e qarkullojnë nëpër libraritë e Tiranës, unë do të ngre padi. Nuk shikoj rrugë tjetër për t’u marrë vesh me piratët.
Para pak ditësh u mblodhët një grup përkthyesish, pikërisht për këtë çështje. Por, duke u nisur dhe nga ky rast, duket sikur nuk pati efekt. Mos qe organizim i dobët, që këtë promemorje nuk e çuat deri në fund?
Jo, unë e shikoj ndryshe këtë. Promemorja ngriti një stuhi mediatike, e cila për fat të keq mbeti stuhi në gotë, sepse nuk pati asnjë reagim. Dhe ajo sikur parandjeu pikërisht këtë gjë, përveç përkthyesve të vdekur (ndjesë paçin), po vjedhin dhe përkthyesit e gjallë. Ky fenomen mesa duket do të vazhdojë dhe në të ardhmen. Prandaj është koha që të gjithë, botues e shkrimtarë, të ngrihen dhe t’i thonë ndal piraterisë.
Për këtë është ngritur dhe shoqata e botuesve, ashtu sikurse ju, ndërkohë që jeni në vorbullën e njëri-tjetrit të së njëjtës fushë. Aq e vështirë është që ju njerëzit që merreni me letërsi të merreni vesh?
Promemorja nuk është akt ligjor. Ajo është akt moral, që denoncon publikisht këtë padrejtësi që bëhet në kurriz të përkthyesve nga një pjesë e botuesve. Duhet të jem krejt realist, pavarësisht nga rasti im i sotëm (dje) mund të them që në Shqipëri ka botues seriozë, të preokopuar dhe shumë të angazhuar në këtë fushë, të cilët respektojnë me fanatizëm të drejtat e autorit, jo vetëm shqiptarë, por dhe atyre të huaj. Dhe është pikërisht ky grup botuesish që duhet të ngrenë zërin me forcë.
Nuk mendoj se kanë më vend, në raste të përsëritura, në shoqatën e botuesve këta njerëz që piratojnë me librin. Këtyre njerëzve u duhet hequr licensa. Në të gjithë botën ka ligje dhe rregulla. Pse konfiskohet një pije alkoolike e falsifikuar dhe ai që e bën këtë shkon në burg dhe ndiqet penalisht. Dhe kjo gjë nuk ndodh me librin. Këto rregulla të ekonomisë së tregut duhet të respektohen nga të gjithë.