Romantiku, në 100 vizatime shqiptare
15/03/2005 Eduart Lir
Pasi “humbi” frymëzimet e tij nëpër Evropë dhe në Anglinë e zemrës, piktor Eduard Lir mori rrugën drejt vendeve të Lindjes. Në vitin 1830 zgjedh jetën jashtë Anglisë, vendit të lindjes. Udhëtimi drejt Shqipërisë, Greqisë, Palestinës, Sirisë, Egjiptit e më vonë në Indi e Ceilon, i rigjetën damarin e inspirimit romantik, duke u bërë një nga përfaqësuesit më në zë të Evropës.
Në udhëtimet e tij në lindje, për 26 vjet është shoqëruar nga shqiptari Gjergj Kokalli.
Ai ka marrë rrugën dy herë drejt Shqipërisë për të pikturuar tokën, që i ngjallte mister me ngjyrë të çuditshme. Nga ky udhëtim realizoi mbi 100 vizatime, akuarele, litografi dhe tablo me ngjyra vaji.
“Lir vlerësohet si autor i huaj, që ka krijuar më shumë vepra me temë shqiptare dhe si realizuesi më i përkryer i peizazhit”, vëren studiuesi Ferid Hudhri.
Tablotë e Lirit me temë shqiptare janë shpërndarë në disa vende të botës. Pjesa më e madhe e tyre ruhen në Amerikë, në Universitetin e Harvardit, si dhe në disa koleksione private. Natyra shqiptare si dhe kostumet tradicionale të hedhura në akuarel, ishin pikat e dobëta për të cilat Lir mbushi gjithë arkën e tij të vizatimeve, nga shëtitjet sa në veri dhe në jug të Shqipërisë.
Midis krijimeve të shumta nga vendi ynë të Eduart Lirit, litografia “Gjirokastra” dhe akuareli “Ura e Bahçallëkut”, veç vlerave artistike kanë rëndësi të veçantë edhe për pasqyrimin e plotë të dy monumenteve të kulturës shqiptare, që sot nuk ekzistojnë më, si: Akuaduktin e Gjirokastrës dhe Urës mbi Drin, pranë Shkodrës. Pra, punimet e piktorit anglez janë e vetmja dëshmi figurative sot për ato dy monumente.
Mali i Tomorrit, peizashi më i bukur nga natyra shqiptare, është njëkohësisht dhe një nga veprat më të çmuara të gjithë krijimtarisë së Lirit.
Skicimet e para për ato tablo i mori gjatë udhëtimit nga Elbasani në Tiranë, në vitin 1848. Pikturën me ngjyra vaji e filloi në Londër më 1949-ën dhe pas një ndërprerje disa vjeçare, e përfundoi dhe e ekspozoi për herë të parë në vitin 1872, në Vilën Emili në Sanremo. Për tablonë “Mali i Tomorrit” ka shkruar një vjershë edhe poeti i njohur anglez, Alfred Tennyson.