Besnik në fakte, subjektiv në interpretim...

15/03/2005 Preç Zogaj
Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj, vjen para lexuesve me "Finalja", një libër në publicistikën politike, një apel, një thirrje e fuqishme për legjtimitet dhe zgjedhje të lira, nëpërmjet një analize gjakftohtë të ngjarjeve të viteve të fundit
Dje, në hotel "Tirana international", u promovua libri i ri i shkrimatarit dhe publicistit të njohur, Preç Zogaj, "Finalja", botuar nga “Dita 2000”, në prani të shumë miqve, shkrimtarëve dhe politikanëve. Duke folur për "Metropol", Zogaj nënvizon se, "çështja zgjedhore është problemi qendror në publicistikën time politike, filli që e përshkon të gjithë këtë krijimtari". Me shumë sinqeritet, ai pohon se mbetet një besnik fanatik i fakteve, por subjektiv në interpretim, i cili "vjen nga një këndvështrim liberl, duke ruajtur konceptet e mia për shumë gjëra".
Një rikthim në publicistikën politike me një "Finale"...
Një metaforë që nënkupton zgjedhet e vitit 2005. Në të gjithë librat e mi politikë problemi i zgjedhjeve është një problem qendror, është filli që përshkon të gjithë këtë krijimtari. Edhe në këtë libër, kapitulli për zgjedhjet e vitit 2003, ze një vend të rëndësishëm, por duke u ndalur edhe në një parashikim për zgjedhjet e këtij viti. Jam përpjekur të përshkruaj atë ç'ka ndodhur, si edhe të parashikoj atë ç'mund të ndodhë në zgjedhjet që presim. "Finalja" është një apel, një thirrje e fuqishme për legjitimitet, për zgjedhje të lira e të ndershme. Mendoj se zgjedhjet e këtij viti janë zgjedhjet finale, jo në sensin e zgjedhjeve të fundit, por në sensin që këto zgjedhje janë një test, që, në qoftë se nuk i kalojmë me sukses, pikëpyetjet për fatin e saj janë të shumta.
Përveçse një shkrimtar, ju jeni edhe një politikan aktiv me një pozicionim të caktuar. Sa e lehtë apo e vështirë është të jesh objektiv?
Qëllimi im nuk është të jem objektiv në sensin e objektivitetit që kemi mësuar në shkollë. Unë u qëndroj besnik fakteve. Të gjithë librat e mi nuk janë kontestuar, për sa i përket vërtetësisë së fakteve. Interpretimi është gjithmonë subjektiv. Në këtë libër, unë kam përshkruar të gjithë historinë e manipulimit të listave zgjedhore dhe jam i bindur që askush nuk mund ta kontestojë. Po kështu, edhe ndaj ngjarjeve të tjera që u jam referuar, i kam qëndruar fanatikisht besnik të vërtetës. Ndërsa për sa i përket interpretimit, ky vjen nga një këndvështrim liberl, duke ruajtur konceptet e mia për shumë gjëra.
A mendoni se klasa politike e ka kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve "finale"?
Duhet të theksoj se në librin tim nuk kam patur për qëllim t'i mësoj dikujt detyrat që i takojnë. Besoj se të gjithë duhet të tregojmë çfarë ndodh, të përpiqemi të depërtojmë në brendësi të fenomenve politike që përjeton Shqipëria. Vendi ynë është një vend i vogël, por shumë interesant në fatin dhe karrierën e tij gjeopolitike. Eshtë një vend ku janë luajtur dhe luhen ende lojëra të rëndësishme në nivel rajonal e më gjerë dhe detyra jonë është jo vetëm t'i kuptojmë, por edhe të operojmë në përputhje me interesat e vendit dhe të kombit. Kjo më bën të insistoj te përqendrimi i vëmendjes te zgjedhjet, pasi prishja e këtij procesi është bërë sëmundja e Shqipërisë, sëmundje që eliminohet vetëm me kurimin e tyre. Personalisht, besoj se ka një moment reflektimi nga klasa politike, një nivel më të lartë ndërgjegjësimi për rëndësinë vendimtare të këtyre zgjedhjeve, ku mund të përmend kodin e ri zgjedhor, që është shumë i mirë, te marrëveshja shumë pozitive për ndarjen e zonave zgjedhore, e një mori faktesh të tjera, të cilat tregojnë pikërisht këtë ndërgjegjësim. Por ka edhe kurthe që kanë dalë në sipërfaqe apo që edhe mund të shfaqen në të ardhmen. Mund të sjell këtu si shembull, tentativën për të nxjerrë nga programi "orakull" i KQZ-së, listën e vjetër, e cila shkatërroi zgjedhjet e vitit 2003, një tentativë skandaloze. Ka shenja negative për sa i përket përdorimit të parave të pista, ku vihen re përpjekje, për të shpallur deputetë persona që kanë shumë para si zyrtarë dhe jo si sipërmarrës. Duhet shumë kujdes...
Sali Berisha: Zogaj, shkrimtari "rebel" për fatet e vendit dhe kombit të tij
E veçanta te Preç Zogaj, në këtë rast, është se ai spostohet nga fusha e letërsisë së mirëfilltë artistike, drejt fushës së filozofisë politike dhe, në djeninë time, është i vetmi që në dy vepra të tij, ka vendosur në epiqendër atë proces fondamental, pa të cilin shoqëria nuk ekziston, votën e lirë. Në këtë aspekt, Zogaj prezantohet si intelektuali që ndjen një përgjegjësi të madhe për fatin e vendit dhe kombit të tij. Natyrisht, shkrimtar pa farën e "rebelit" nuk mund të ketë. Pra, edhe vepra e tij "Finalja" është një shprehje e këtij rebelimi, në sensin pozitiv, të një intelektuali që dëshiron ndryshimet në vendin e tij. Shkrimtarët dhe filozofët janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Në momente të caktuara, që të dy, edhe filozofi, edhe shkrimtari i "përvishen" aktuales, kur ata binden se ajo përbën një problem fondamental për shoqërinë. Mendoj se Preçi i përket kësaj kategorie.
Besnik Mustafaj: Zogaj, analist i fisëm i historisë bashkëkohore
Shkrimtarët që unë njoh dhe që më kalun në mend në këto çaste, janë dy llojësh. Një palë që e harxhon të gjithë energjinë politike në fjalime parlamentare dhe fushata elektorale, dhe pala tjetër që shkruan në libra eksperiencat dhe vëzhgimet e përditshme si spektator dhe aktor i jetës politike të vendit. Të gjithë shkrimtarët që merren me politikë e kanë pasion historinë. Nuk ka asnjë rast që këta shkrimtarë të kenë qenë indiferentë ndaj saj. Preçi bën pjesë te shkrimtarët e pasionuar pas historisë bashkëkohore. Eshtë, pikërisht, kjo bashkëkohësi që e preokupon shumë, të cilës i drejtohet me penën e analizës dhe, po nga ajo, përpiqet të nxjerrë mësime dhe sinteza të vlefshme për të nesërmen dhe jo nga historia e largët. "Finalja" është një esencë e çmuar e eksperiencës së autorit, edhe si aktor politik, ashtu edhe si shkrues e dëshmues i fisëm i jetës politike bashkëkohore. Një libër që do t'i duhet historisë dhe që lexohet me kënaqësi.
Henri Çili
Të lexosh publicistikën politike të Preç Zogajt, është një kënaqësi e veçantë, një shkollë më vete, por edhe një mënyrë për të mësuar të jesh i angazhuar si qytetar në lidhje me atë që ndodh në aktualitetin politiko-shoqëror në Shqipëri. "Finalja" është mbyllje e një cikli në mendimin politiko-shoqëror dhe publicistik të autorit, në përgjithësi. Kjo, pasi kolana e tij ka filluar me veprën "Rënia e zgjedhjeve" në vitin 1996 dhe mbyllet me "Finalen", një apel për zgjedhjet e këtij viti. Kanë kaluar rreth 10 vjet, ku pritet dhe shpresohet mbyllja e një cikli të caktuar politik, duke uruar të lemë pas një traditë të hidhur, një krizë permanente të demokracisë shqiptare, krizën e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe të pushtetit në vend. Ta vështrosh historinë nga e tashmja është një sipërmarrje jashtëzakonisht e vështirë, sepse duhet të trajtosh atë që ndodh në të "nxehtë". Duhet talent i madh për të mos rënë pre e bashkëkohësisë subjektive. Zogaj, në publicistikën e vet, duket se i del mbanë, ta shohë me gjakftohtësi të tashmen.
“Finalja” e Preç Zogajt
Ngjarjet e bëjnë të jetë më shumë gjakftohtë. Për këtë arsye, Preç Zogaj ka kapërcyer në një tjetër krijimtari, nga ajo e paradisamuajve, ku promovoi vëllimin poetik. “Finalja”, botuar nga “Dita 2000”, e rikthen Zogajn në publicistikë politike, në librin e gjashtë të kolanës së këtij zhanri. Në vijimin e veprave me karakter politik, ky botim, duket sikur i përgjigjet flakë për flakë realiteteve politike, duke trajtuar periudhën pas marrëveshjes Nano-Berisha, deri te lëvizja “Nano, ik”. (përshkrim i mbrëmjes)
Vendndodhja e Zogajt në brendësi të politikës, që nënkupton protagonizmin e tij, e ka ndihmuar të ketë një kënd perceptimi më vizionar. Prej fenomeneve politike, autori shkon drejt ngjarjeve në dy anë; një nga ana e publicistit dhe gazetarit me talent dhe, në anën tjetër është individi që shikon politikën, si protagonist i saj. Zor se mund të shkrihet kjo dykuptimësi mendimi brenda një botimi. Por për Zogajn, ardhja në “Finale”, ka të bëjë dhe me një varg botimesh të mëparshme. Në këtë linjë është orientuar publicisti dhe më parë në veprat “Rënia e zgjedhjeve”, “Vera e përjetëshme”, “Lufta jo civile”, “Paradhoma e një presidenti”, “Nga hiri” etj., duke pritur, së fundi, kthesën me të re në politikën shqiptare. Në libër zenë vend përpjekjet, tensioni, ankthi, kundërveprimet, deklaratat, vizitat e ndërkombëtarëve etj., duke reflektuar realitetin shumëplanësh, në prag të zgjedhjeve të vitit 2005. Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se një ecuri e mbarë e këtij procesi do t'i detyronte të humburit dhe të fituarit të kapërcenin mëritë dhe zilitë, e do t'i shtrëngonin duart njëri-tjetrit. Një ecuri që do të sillte gjakftohtësi, mirëkuptim, integrim, prosperitet...