Pique beson në titull

Qendërmbrojtësi Gerard Pique shprehu besimin e tij se Barcelona mbajti gjallë shpresat për titull në La Liga me fitoren 2-0 në udhëtim te Mallorca, edhe pse përfundoi me dhjetë futbollistë.
Në epërsi 1-0 nga pjesa e parë Barcelonës iu përjashtua Thiago Alcantara me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 56-të. Por, gjiganti katalan arriti të marrë pikë të plota me golin e Piques, 11 minuta para fundit.
“Ishte fitore e vështirë. Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme sepse me to i mbajmë gjallë shpresat për titull”, deklaroi Pique.